Edi Rama i kujton Albin Kurtit se “Hashim Thaçi është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”!

Replika me finesë ka patur sot në parlamentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë i cili ishte mbledhur me rastin e Ditës së Flamurit. Albin Kurti si kryeministër i Kosovës dhe njerëzit e tijë nuk e pranojnë rolin e Serbisë, pasi sipas tyre presidenti Vuçiç punon me Rusinë dhe Kinën e jo me Perëndimin, ndërkohë kryeministri Rama njihet për miqësinë e tij të fortë me Presidentin serb.

Albin Kurti tha sot me shumë kujdes, duke e ruajtur veten në këtë të shënuar, se “Duhet të përfshihemi, por jo për të penguar”, pra jo njeri me Beogradin e tjetri lufton kundër Beogradit!

Në fund foli kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që nuk la pa ngacmuar Albin Kurtin duke i përmendur fort Hashim Thaçin, kundërshtarin politik të dikurshëm të kryeministrit kosovar.

Rama risolli në vëmendje LDK-në dhe UÇK-në e më pas dy emra të lidhur me to Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin.

Edi Rama: “Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK.

Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama.

Hashim Thaçi ndodhet padrejtësisht në Hagë, por Edi Rama ia kujtoi Albin Kurtit se po vjen Thaçi sepse është “me një mision që vazhdon”.

SHKARKO APP