Edi Rama i vendosur për ta miratuar Amnistinë fiskale

Kryeministri Rama nuk jep asnjë shenjë tërheqje nga vendimi i tij për Amnisti Fiskale.

Shumë organizata e shoqata biznesi kanë reaguar kundër idesë se kryeministrit.

Por Rama tha sot prerë: “Kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike. Jemi të vendosur ta çojmë përpara por duam të ballafaqojmë sa më shumë opinione duke ballafaquar kritikat me faktet. Ky projektligj ka zgjatur gati tre vjet. Paragjykimi se amnistia është apo jo kushtetuese. Amnistia është kushtetuese pasi e bëjnë edhe vende të tjera, por kur vjen puna për në Shqipëri, nuk e pranojnë. Po t’i kthehemi historisë, ky është një mit që u krijua nga propaganda e kohës. Ne i miratuam të treja ligjet para periudhës së përcaktuar nga KiE dhe nuk e morëm. Statusi i kandidatit erdhi pas një sërë reformash të tjera”.

Edi Rama nuk heq dorë deri në miratimin e plotë të Amnistisë fiskale. Dhe në një farë mënyre ka të drejtë sepse ekonomia kërkon euro, pra si puna e motorit të një makine në ecje, e cila nuk punon pa vaj!
Në kushtet e Luftës dhe krizave boterore ku po rritet çdo çmim, Shqipëria ka nevojë për para cash dhe në banka.

 

SHKARKO APP