Rama ironizon Bashën: 500 mijë dollarë mi dhanë pa më pyetur, mor burrë!

Edi Rama shkruan në facebook këtë të dielë një status me ironi për dollarët e Lulzim Bashës dhënë nga një kompani ruse në Skoci. Ja se ç’shkruan kryeministri Rama: 500 mijë USD?! Nuk di gjë. M’i kanë dhënë pa me pyetur!… Pa e ditur… Edhe sot s’e di!… 500 mijë USD të tjera akoma?!… Pa lidhje mor burrë… Jo jo, pa asnjë lidhje- shkruan Rama në Facebook.

Mësohet se pas Arben Ristani, numrit dy në PD, prokuroria do të thërrasë nën hetim Lulzim Bashën. Burime të prokurorisë tregojnë se prokurorët shqiptarë po bashkëpunojnë me prokurorët amerikanë dhe ato të Britanisë. Arben Ristani duke parë se kjo çështje do përfundojë me arrestime ka deklaruar se ai personalisht nuk di asgjë për këto dollarë.

SHKARKO APP