Edi Rama ironizon dëshmitarin e PD: Tashmë Bota nuk është më e rrumbullakët!

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në adresën personale në facebook, videon me dëshminë e Albert Veliut, personit që PD-ja pretendon se kreu regjistrimin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafajt. Ironia, bile sarkazma është e nivelit të lartë nga Rama në raport me ato ç’ka pretendon Basha me anë të këtij dëshmitari.

Duke e cilësuar të pabesueshëm dëshminë e tij, Rama thotë se nëse personi Abert Veliu është njeriu kryesor i aksionit të PD-së, atëherë bota nuk është e rrumbullakët.

Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”,- shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155814993306523/

SHKARKO APP