Edi Rama kritikon kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli: Mos më luaj me dy porta!
Me sa duket tek-tuk PSD po merr anë nga PS, duke kthyer për vete në forma europiane disa drejtues të PS, sidomos në qarkun Shkodër dhe Lezhë. Ndaj Kryeministri Edi Rama i “tërhoqi veshin” kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli në fund të takimit në prezantimin e projekteve për Shkodrën.
“Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta”, i ka thënë Rama gjatë përfundimit të takimit. Kujtojmë se Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet dy vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.
Por Tom Doshi luan fort në ato zona. Mësohet se kjo prek interesat e PS dhe kandidatit Frrok Gjini të PS.
KOHA JONË SONDAZH

