Edi Rama reagon: Lulzim Basha do qeveri teknike? Merru me SHUP-in, Luli !

Nga Edi Rama

(Facebook)

Lulëzim Basha kërkon qeveri teknike dhe thotë e ka kusht!…

Dikush duhet t’ia mësojë se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe ta këshillojë që edhe aty me pak kujdes, sepse jo të gjithë janë gati t’ia pranojnë çdo lloj kushti – siç tregoi procesi i Reformës në Drejtësi.

Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit. Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter!

Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!

Deklarata e Lulzim Bashes

Demokratët kërkojnë një qeveri teknike me kontributin  e të gjithë forcave politike në vend për garantimin e zgjedhjeve të lira.

Në bashkëbisedimin me gazetarët Basha nuk tha nëse është rënë dakord për këtë cështje me kreun e LSI-së Ilir Meta por nënvizoi se është kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira

Basha tha ” koalicioni për zgjedhje të lira e të ndershme do të zgjerohet” dhe “qeveria teknike është kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria teknike do të ishte zgjidhje e preferuar dhe për reformën zgjedhore. Qeveria teknike është e domosdoshme për zbatimin e saj”

Pyetje: Por a ka një premisë për një zgjerim të koalicionit PD-LSI?

Lulzim Basha: Sapo thashë kërkoj bashkëpunimin e çdo force politike, LSI dhe PS të cilët nuk duhet të nisen nga premisa e frikës së votës së lirë por nga përgjegjësia për zgjedhje të lira, mirëpres kontributin e çdo force politike, sic mirëprisja kontributin për të arritur konsensusin e 21 korrikut. Reforma zgjedhore është shans për Edi Ramën dhe Ilir Metën. Një gjë është e sigurtë ne nuk do rrimë duarkryq”

Kryetari i PD-se nënvizoi aksionin që opozita do të ndërmarrë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme të cilat sipas tij janë të rrezikuara nga krimi dhe narkotrafiku.

Në bashkëbisedimin me gazetarët në selinë e PD-së Basha shtoi: “Kushdo që kërkon alibi për të rindezur konfliktin politik do të zhgënjehet thellë e do të përballet që nga dita e sotme me arsyet pse kërkon të rishpikë një luftë politike

SHKARKO APP