Rama shkrin Kushtetuesen, lë vetëm kryetarin Dedja
Sot KPK (Vettingu) palosi edhe një anëtar tjetër të gjykatës kushtetuese. Gani Dizdarin e shkarkuan si anëtar i kushtetueses, pasi nipi del me lidhje të dyshimta. Pas 40 vjet punë në drejtësi dhe 6 muaj para se të dilte në pension, e shkarkuan.
Tashmë në Gjykatën Kushtetuese ka mbetur një anëtar, vetëm kryetari i këtij institucioni Bashkim Dedja.
“E para procesi nuk ka mbaruar sepse vendimi i KPK do të ankimohet në Komisionin e Posaçëm. Së dyti, KPK shpreh, mbron qëndrimin e tij me dy standarte. Vini re vendimet dhe konstatoni që KPK nuk vepron mbi bazën e asaj çka paraqet subjekti por vetëm mbi bazën e asaj çka mund të ketë ndonjë listë në tavolinë. Dhe së treti, KPK në këto kushte kur vepron me dy standarte, i thuhet fjalës: Fol o gur, fol o mur”- tha avokati Sokol Hazizaj.
Nga 9 anëtarë, sipas Kushtetutës, tashmë kjo gjykatë superiore ka vetëm një!
E pabesueshme, se si po sakatojnë këtë gjykatë, e cila ka fuqi që të interpretojë Kushtetutën si dhe të rrëzojë ligjet apo vendimet e Kuvendit të Shqipërisë. Edhe të çdo institucioni tjetër në Shqipëri. Tani Edi Rama me shumicën në parlament mund të bëjë ç’të dojë, pasi gjykatën kushtetuese e shkatërroi. Po rrëzon edhe gjykatën e lartë. Apelin administrativ dhe gjykatat e tjera i ka futur nën kontroll. Prokurorinë e ka në xhep. Median si kazan në moçalin e tij.
I mori të gjitha Edi Rama!
Si presidenti turk, Erdogan. Vetëm se akoma nuk ka vrarë njeri…