Edi Rama mes 10 kryeministrave më aktivë në Facebook
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka jo pak telashe në politikën e ditës në Shqipëri. Raportet e fundit ndërkombëtare rendisin një listë të gjatë problemesh që ka vendi dhe qeveria. Pavarësisht të gjithave, ka një fushë ku Edi Rama bën pjesë të liderët ndërkombëtarë. Kjo fushë nuk janë reformat, por rrjetet sociale.
Sipas studimit të agjencisë Twiplomacy, institucion që monitorin rrjetet sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën, Edi Rama renditet në dhjetëshen botërore të politikanëve. Kreu i qeverisë shqiptare renditet si kryeministri më interaktiv në faqen e tij në Facebook.
I pari në listë është Presidenti amerikan Donald Trump, i cili është mjaft efektiv në Facebook. Më pas vijnë indian Narendra Modi, ai Kamboxhias, Indonezisë, Agjentinës, Kanadasë, etj.
Sipas llogaritjes së agjencisë, Edi Rama ka në faqen e tij 13 milionë reagime, duke e vlerësuar si faqen e politikanëve me më shumë reagime.
Studimi publikohet çdo vit, por këtë herë duket se raporti do të bëjë pjesë të sukseset e qeverisë. Me 13 milionë reagime, mesatarisht i bie që çdo shqiptar të ketë komentuar ose bërë “Like” të paktën 4 herë në faqen e kryeministrit. Sigurisht, mes komenteve ka dhe nga ata që e kanë sharë kreun e qeverisë, por fakti është se ka marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve si një mjeshtër i rrjeteve sociale.
Renditja mes liderëve botërorë pritet të futet nga deputetët e PS në sukseset e qeverisë. Edhe pse për reformat një renditje e tillë nuk do të thotë asgjë, kryeministri të paktën në një fushë ka shkëlqyer duke u renditur mes më të suksesshme.