Edi Rama: Në 80 vjetorin e emërimit famulltar në Shkodër të Mikel Koliqit
Nga Edi Rama.
Në 80 vjetorin e emërimit si famulltar të Shkodrës të të paharruarit Mikel Koliqi, kardinalit të parë shqiptar, në këtë foto me Gjon Palin II, përzgjedhja e një tjetër kardinali shqiptar, në erën e Papa Françeskut, është për të tërë një motiv i jashtëzakonshëm gezimi!
Pater Ernest Simoni (Troshani), i cili edhe pa qenë Ipeshkev, rradhitet prej mundimeve dhe martirit të gjallë mes autoriteteve më të larta morale të Kishës katolike sot, është shembull se si prej përulësisë dhe jo prej peshës së fuqisë së kësaj bote, Shqipëria, në Vitin e Mëshirës, nderohet si djep dhimbshurie, vëllazërie dhe ripërtëritjeje.