Edi Rama te oborri i Sulltanit Rexhep Erdogan

Në “Ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Turqisë”, Recep Tayyip Erdoğan do të marrin pjesë 22 presidentë, 28 kryeministra dhe krerë parlamentarë si dhe 6 sekretarë të përgjithshëm të organizatave ndërkombëtare, bëjnë të ditur burimet presidenciale, transmeton agjencia turke në gjuhën shqipe, Anadolu Agency (AA).

Në mesin e pjesëmarrësve të ceremonisë do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Burimet bëjnë të ditur se, presidenti Recep Tayyip Erdoğan se këtë të hënë, në ora 16.30 sipas kohës lokale, do të betohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), pas së cilës do të vizitojë mauzoleun Anıtkabir.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në orën 18.00 do të mbahet “Ceremonia e Inaugurimit të Presidentit” me pjesëmarrjen e një numër të madh të presidentëve, krerëve qeveritarë dhe parlamentarë, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas presidenti Erdoğan do të shtrojë darkë për krerët e ftuar të shteteve, qeverive dhe kuvendeve.

Në mbrëmjen e njëjtë presidenti Erdoğan do të mbajë një konferencë për media, ku do të shpalosë kabinetin presidencial.

Në “Ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit” do të marrin pjesë 22 presidentë nga mbarë bota, në mesin e të cilëve nga rajoni do të jenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i Bullgarisë, Rumen Radev, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Gjithashtu pjesë e ceremonisë do të jenë edhe 28 emra të nivelit të lartë si krerë qeveritarë dhe parlamentarë, në mesin e të cilëve do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërsa pjesë e ceremonisë do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Gremonger, Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Evropian, Dimitris Avramopoulos dhe shumë të tjerë.

Njihet afërsia e kryeministrit Rama me Presidentin turk Erdogan, pasi mundohet ta kopjojë me të gjitha mënyrat. Dihet tashmë se, ndonëse fitoi, presidenti turk njihet për arrestimet, pushimet nga puna dhe përsekutimet e kundërshtarëve të tij politikë. Edhe BE dhe Parlamenti Europian e kanë kritikuar mënyrën e tij të drejtimit të shtetit që nuk ka lidhje me Demokracinë.

Ndaj Edi Rama e imiton, fle me endërren sulltanore dhe zgjohet me mendje të oborri i tij perandorak.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?