Edi Rama në Elbasan në PS. Ben Blushi: Do shkoj t’i flas për zgjedhjet !

Edi Rama paralajmëroi zhvillimin e një takimi sot në Elbasan, si vazhdim i turit të tij para Kongresit. Ka ftuar aty, të gjithë deputetët e qarkut, përveç Ben Blushit.

Për “KOHA JONE” Ben Blushi konfirmoi se nuk ka ftesë për takimin, por kjo nuk e pengon, të jetë pjesë e takimit.  “Nuk jam ftuar dhe nuk jam informuar. Kam kryesuar listën e Elbasanit në vitin 2013, nuk mund të mungoj në takimin e zonës time” u shpreh deputeti i PS. Ben Blushi shkon më tej dhe sfidon kryetarin e Partisë kur thotë: “Do të shkoj në takim që të flas me socialistët. Do t’iu shpjegoj socialistëve, pse duhet të ketë zgjedhje, pse po shkelet statuti i partisë”,- tha Blushi për takimin që është paralajmëruar të zhvillohet sot rreth orës 15;00.

Me tej Blushi shtoi se ka forca policie që kontrollojnë çdo anëtar të PS-së nëse është pro Ramës apo jo, ka tension të madh. Por unë do të hyjë në takim e do flas hapur se ç’po bën Rama me PS-në, se si socialistët e thjeshtë nuk kanë punë, nuk kanë përkrahje, sepse PS-në e kanë marrë uzurpuesit”.

SHKARKO APP