Edi Rama: Nesër flas për akuzat e PD ndaj Xhafaj

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në Facebook se nesër do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një mesazh të shkurtër, kryeministri Rama thotë se nuk jemi të gjithë njësoj, pa specifikuar se kujt ia drejton këtë mesazh. Një qëndrim të tillë kryeministri e ka mbajtur kur i është dashur t’u përgjigjet akuzave të opozitës lidhur me implikimin në afera kriminale të qeverisë së tij.

Jemi të gjithë njësoj? JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”,- shkruan kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka folur për akuzat e PD ndaj Fatmir Xhafës të enjten e kaluar. Deklarata e tij ishte një apel për Ambasadorin Amerikan. Rama tha se nëse akuzat e PD do të ishin të vërteta, i pari që do të kishte folur do ishte ambasadori, Donald Lu.

Ndërkohë që akuzave të PD dhe pretendimeve për video regjistrim dje u është përgjigjur Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla.

Ndërkohë që kreu i qeverisë nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë gjatë ditëve të fundit, deputeti i PS-së, Erjon Braçe deklaroi sot se Xhafaj ka mbështetjen e gjithë grupit parlamentar. Ai deklaroi se sulmi ndaj ministrit të Brendshëm po bëhet nga mafia.

Xhafaj duke qenë njeri i ligjit po sulmohet drejtpërdrejt nga mafia. Mafia kështu sulmon. Kush është mafia në këtë rast? Është amalgamë shumë e qartë për mua, s’e di për prokurorinë, është një grusht politikanësh të korruptuar në bashkëpunim të qartë dhe kësaj radhe është evidente me gjykatës dhe prokurorë të korruptuar që janë nën rrezikun e reformës në drejtësi dhe kriminelë ordinerë. Këta po bashkëpunojnë në mënyrë të qartë. Synojmë të rrëzojnë legjitimitetin e Reformës në Drejtësi. Po rrëzohet pushteti real i mafies që për 8 vite në këtë vend ka vrarë, trafikuar jo hashash, por ky i fundit i Arbri-Garden është i fundit, por janë disa episode ku janë trafikuar drogat më të forta. Kjo mafie nuk ka vetëm ngjyrë, por ka edhe emra. Beteja me mafien është e një maxhorance të tërë. Në krye të këtij sulmi është Sali Berisha me të gjithë onturazhin e tij”,- tha deputeti Erjon Braçe.

SHKARKO APP