Kryeministri Rama: Nesërmbrëma në Lungomare, Vlorë!

Kryeministri Rama ka shkruar këtë të shtunë, në darkë vonë se “Sezoni i sivjetëm turistik që po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin tonë, ka përveç të tjerash edhe risinë e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese përgjatë vijës bregdetare, që nga koncertet e të gjitha llojeve tek festat e kuzhinës, koncertet e të gjitha llojeve, organizimet në rrugët e trashëgimisë kulturore e aktivitetet sportive… 
Nesër mbrëma, Trupa e Operas që është pjesë e këtij angazhimi të ri në funksion të sezonit turistik, zbret në Lungomaren e Vlorës me një performancë origjinale tek hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës”.

SHKARKO APP