Edi Rama nuk është mirë, realisht!

Nga Herion Mesi- 

Kryeministri Rama doli sot në një konferencë shtypi nga zyra e tij në kryeministri. Foli gjatë, sillej e mpshtillej sa andej-këtej, zgurdullonte sytë gjithë tërsellim, zymtohej kur dilte emri Ilir Meta e Sali Berisha, ëngledisej kur fliste për Lulzim Bashën, justifikoi Policinë e Shtetit për dhunën, akuzoi LSI për shkatërrimet në kryeqytet, acarohej kur i përmendnin koncensionet që ka dhënë e po jep, sajdisej me disa pyetje të porositura nga mediat proqeveritare, turfullonte kur kujtonte 25 prillin, nxirrte shkulma kur prapë i përmendnin Presidentin e Republikës, mashtronte për shifra mirëqënie ekonomike, ngrehosej për shpërblimet e Vitit të Ri, sikletosej kur i përmendej se pensionet nuk janë rritur dhe kërkon ti gënjejë me gjel deti, zymtosej kur iu tha se korrupsioni në qeveri është stratosferik dhe e dreqosi kur foli se ai do fitojë prapë me 25 prill.

Kryeministri nuk ishte mirë ashtu sikurse sinjali i ERTV që ikte e vinte për shikuesit, ndërkohë që ai fliste me ata dhe me veten.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?