Edi Rama: Nuk kemi rekorde llokoqitje sivjet nga ish-kryeministri Berisha!

Edi Rama nuk ka mbetur pa thumbuar ish-kryeministrin Berisha. Pas fjalës së Berishës  e ka marrë fjalën Rama. Kryeministri gjatë fjalës së tij në Kuvend ka bërë të qartë se mazhoranca do ta votojë e vetme projektligjin për Vettingun.

“Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush e ka penguar drejtësinë në Shqipëri që të normalizohet. Këtu ka vetëm një gjë për të bërë; të votojmë këtë ligj kaq të rëndësishëm. Nuk mund të ketë një konsensus alla-shqiptarçe që bie ndesh me rrugën e integrimit evropian”, tha Rama.

Më pas kryeministri ka ironizuar me paraardhësin e tij, duke i kujtuar rekordet e notit gjatë kohës kur Berisha ishte në krye të qeverisë.

“Nuk dëgjoj ta zëni më në gojë Venecian, edhe pse keni qejf të qëndroni në ujë. Sidoqoftë njoftime për rekorde të tjera në ujë s’kemi patur”, tha Rama teksa po hidhte poshtë pretendimet e PD-së për të mosvotuar draftin e Vetting-u.

SHKARKO APP