Edi Rama nuk rri dot pa Lulzim Bashën. E miklon edhe me foto në facebook
Edi Rama nuk rri dot pa i bërë thirrje, lutje, miklime, oferta apo gjithëfarë soj ofertimesh kryetarit të PD, Lulzim Basha. E bëri një takim mesnate me të me 17 maj dhe donte ta kishte në vathën e tij në qeveri, duke e emëruar zv/kryeministër vetëm që të qeveriste i qetë, pas 25 qershorit. Por PS-ja, frikësuar nga humbja e zgjedhjeve, hodhi në fushën e lojës biznesmenët e gjithëçfarëllojshëm. U hodh euro lumë dhe morën vota me shumë se sa donin. Morën 74 mandate. Rama nuk donte me shumë se 70 deputetë që të thoshte se nuk qeveris dot pa PD dhe me këtë rast blindonte veten, por edhe rregullonte me euro e pushtet nja dy breza nga udheheqja e PD. Gjithsesi, edhe tani, i lutet Bashës. E oferton. E miklon si me foton e sotme ku në profilin e tij në Facebook kryeministri ka postuar këtë tekst shoqëruar me “dashurinë” e 17 majit, për Lulzim Bashën.
Ja se ç’shkruan sot Rama: Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe.
Tekstin e shoqëron me foton e Bashës.
Edhe në parlament i kërkon Bashës të mos e deklarojë të vdekur marrëveshjen. Edhe në grupin parlamentar të PS, kur flitet me dyer të mbyllura për punësimet në administratë e kur ndonjë deputet i ankohet kryeministrit se “iksi po rri në punë edhe pse është i PD”, ai përgjigjet se “mos hiqni të Lulit, por flakni ata të LSI”.
Çudi e madhe! Në mes të shiut e të ftohtit i kujtohet Luli, kryeministrit. Nuk i rrihet pa Lulin.
Çështje pushteti, parashë, qetësie.
Kjo foto e postuar nga profili në facebook i Edi Ramës
A.N.