Edi Rama para Kancelares Angela Merkel takon legjenden Rumenige

Edi Rama ditën e hënë do pritet nga Kancelarja gjermane Angela Merkel. Por Rama ka mbërritur që ditën e shtunë në Gjermani. Kryeministri Edi Rama ka ndjekur në Mynih, ndeshjen Bajern Mynih me Leverkusen.  Ekipi vendas fitoi 2 me 1.  Edi Rama ishte ftuar nga i famshmi Rumenige, legjenda e futbollit gjerman.

Duket këmbë e mbarë Rumenige para se të takojë Kancelaren gjermane, ku pritet përgjigja finale për Statusin. Megjithatë mbetet të shikojmë ditën e hënë ku të gjithë shqiptarët janë me sy e veshë tek takimi Merkel-Rama.

Rama ka postuar këtë tekst në Facebook: “Karl Heinz Rumenige i tregon me detaje qendrimet e tij ne Shqiperi, ku mikpritja per gjermanet ka qene e paharrueshme. Mban mend si nje kujtim te jashtezakonshem nje stervitje ne “Qemal Stafa”, kur stadiumi u mbush plot e perplot . Flet me entuziazem per faktin qe po ndertojme stadiume te reja dhe eshte i impresionuar nga projekti i Arenes Kombetare ”, shkruan Rama, që ka postuar këto foto.

rama-rumenige rama-rumenige-1

rume

Ne foto: Edi Rama gjate ndeshjes Bajern Mynih-Leverkusen në Mynih , datë 26 nentor 2016

Ndërsa deputeti i PS-së Taulant Balla që ishte me kryeministrin në stadium shkruan: “Pata edhe une nderin te jem bashke me Kryeministrin ne kete feste per bavarezet. Nje super pritje dhe bisede e kendshme me Karl Heinz Rumenige CEO i Bayern Munchen per futbollin dhe kujtimet e tij nga Shqiperia, ku Bayern dhe Gjermania kane shume tifoze” – shkroi Balla në rrjetet sociale.

baj

SHKARKO APP