Edi Rama: PD doli zbuluar para SHBA dhe BE. Nuk e do reformën në drejtësi
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat akuzoi Partinë Demokratike se nuk e ka dashur kurrë reformën në drejtësi. Reagimi i Ramës erdhi pas refuzimit të fundit të Partisë Demokratike për propozimin e bërë nga Nndihmës sekretarja e Shtetit, Victoria Nuland
Ky refuzim, tha Rama, tregon gjatë gjithë kohës demokratët janë kapur me pargrafet si i mbyturi pas fijes së barit.
“PD refuzoi propozimin më të fundit për kompromis për reformën në drejtësi që e bëri në enër të SHBA e BE ndihmës sekretarja e Shtetit Victoria Nuland. Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës se përgjatë 1 vit e gjysmë gjatë procesit të hartimit të draftit PD i ka dhënë sinjalet se nuk e do reformën në drejtësi. Fillimisht e ka bllokuar procesin, ka hyrë e ka dalë duke futur letra pa lidhje vetëm për ta ngatërruar, ka baltosur ekspertët e nivelit të lartë, ka abuzuar pa pushim me Opinionin e Venecias duke u kapur gjatë dimrit me pargarfin 55 dhe gjatë pranverës me paragrafin 88, si i mbyturi pas fijes së barit”,- tha Kryeministri.
Rama tha se PD ka kundërshtuar propozimin hibrid sepse i friket proesionizmit të ndërkombëtarëve në procesin e skanimit të gjykatësve dhe prokurorëve.
“Ka vetëm një hall: si të mos e kapë Edi Rama drejtësinë dhe ky hall zgjidhet me vendet e rezervuara. Pastaj do ta zgjidh hallin me vendet e blinduara. Kur ne e kemi pranuar edhe këtë propozim, ka marrë 48 orë kohë nga takimi me Nuland, jo për ta pranuar por për ta rrëzuar, duke nxjerrë një kundër propozim, që nxjerr në pah të vërtetën e fshehur 1 vit e gjysmë. PD nuk e ka pasur hallin tek vendet e rezervuara por ka rezerva për besueshmërinë, integritetin e partnerëve strategjikë të Shqipërisë. Nuk i do të huajt në për këmbë sepse i friket profesionalizmit të tyre në procesin e skanimi të gjykatësve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.
Rama i beri edhe njehere thirrje Bashes te ulen per te negociuar pasi sic tha ai shpresa vdes e fundit.
“Ka akoma kohë, ka akoma mundësi, shpresa vdes e fundit. Ka akoma shpresë që në PD nuk ka vdekur çdo frymë arsyetimi. i bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës të mos udhëhiqet nga frika, por ta udhëheqë PD-në drejt interesit të madh kombëtar. E ftoj Bashën të ulemi përsëri, të flasim si dy shqiptarë që sot janë në krye të dy partive, por nesër do jemi si 4.4 milion shqiptarë apo 10 milion shqiptarë që e duan Shqipërinë europiane. U bëj apel gjithë demokratëve, nga selia deri në çdo qelizë të PD-së, të bëjnë diçka për të mos lejuar që e ardhmja e Shqipërisë të mos refuzohet nga frika e drejtësisë dhe Shqipëria të kthehet në një vend ku frika e të korruptuarve të marrë pushtetin në këtë udhëkryq dhe të sundojë udhëkryqin duke i hapur”,- tha Rama.
Amerikanët propozuan që të marrin ata dhe jo europianët në dorë drejtimin e Komisionit Ndërkombëtar të Vetingut, por demokratët propozojnë që SHBA dhe BE të mos kenë fuqi vendimmarrëse por vetëm rol vëzhgues në procesin e verifikimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
PD refuzon zyrtarisht propozimin hibrid të SHBA. Reagon ashpër Lu