Edi Rama për llogari të ish-ministrit Tahiri e shkriu Gjykatën e Lartë?

Nga Vettingu, Gjykata e Lartë ka sosur në 6 gjyqtarë nga 19 gjyqtarë që duhet të jenë. Një skandal i vertetë! Numri i dosjeve ka arritur në 26 mijë e 500 të tilla të pa prekura fare, pasi nuk ka gjyqtarë. Nuk krijohet dot kolegji penal dhe as i administrativ. Edhe ai civil nuk bën dot numrin e nevojshëm me ligj. Pra gjithçka e bllokuar, ndërkohë mijëra e mijëra qytetarë e kompani presin drejtësi nga kjo gjykatë si gjykatë supreme në Shqipëri. Edhe gjykatën kushtetuese e palosën, nga 9 anëtarë ajo ka përfunduar vetëm me kryetarin Bashkim Dedja. Edhe këtë Komisioneri Publik e ka apeluar për ta larguar edhe të fundit në Kushtetuese.

Gjithçka në kolaps.

Kolegjet penale nuk funksionojnë më, përsa kohë dy gjyqtarët Artan Zeneli e Tom Ndreca u shkarkuan nga KPK. Kolegji Penal ka mbetur me vetëm një anëtar, që është Edmond Islamaj.

Lista e proceseve penale të anuluara apo të shtyra pa afat është e gjatë. Koridoret janë bosh, nuk ka as avokatë, as palë që presin procese. Në një situatë normale dhe bindjeje ndaj ligjit, Gjykata e Lartë duhet të kishte 19 anëtarë. Por tashmë janë 6 anëtarë, prej të cilëve kanë fituar 3 anëtarë garën e vetting-ut dhe tre të tjerë presin.

Në mes të asgjësë ka mbetur edhe lutja e Nënë Terezës drejtuar gjyqtarëve për të dëgjuar e thënë të vërtetën sepse ata që kaluan vetting-un do t’u duhet të mblidhen në dhomat e këshillimit për të vendosur për çështje emergjente si masat e sigurimit apo urdhrat e ekzekutimit.

Tre të tjerët që po presin kanë përpara sfidën e vetting-ut. Por e gjitha kjo përkthehet në një situatë ku stoku i dosjeve dhe i qytetarëve në Gjykatën e Lartë shtohet përditë. Brenda një muaji, fluksi është rritur në 26 500 çështje të pashqyrtuara ende. Por, edhe vjeshta do të jetë akoma më e vështirë për ata që do të kërkojnë drejtësi. Sepse plotësimi i këtyre karrigeve do të vijë vetëm pasi drejtësia të ketë qeverinë e saj, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Por pas gjithë katrahure, sikur ta kishte goditur gjykatën e lartë ndonjë bombë e luftës së dytë botërore, kanë filluar të lindin dyshime. Pyetja mbetet: A thua kryeministri Rama e shkatërroi gjykatën e lartë, me anë të KPK-së, vetëm që kolegji penal i kësaj gjykate të mos rikthente në arrest shtëpie ose edhe më keq në arrest me burg ish-ministrin e tij Sajmir Tahiri?

Dyshimet mbeten pasi pak ditë para se ky kolegj do të vendoste për kërkesën e prokurorisë se krimeve të rënda, e cila apeloi për burg për Tahirin, pra krejt kolegji penal i gjykatës së lartë u thirr në Vetting. Dhe u palos nga Vettingu, aqsa nuk mund të mblidhet për të vendosur për fatin e mikut të kryeministrit Rama, ish-ministrit Tahiri.

Sajmir Tahiri ka shumë fakte për qeverinë dhe PS-në. E jo vetëm. Ndaj frikëson shumëkënd, edhe kryeministrin. Me sa duket ai ka fuqi faktesh komprementuese sa detyroi kryeministrin të shkrijë në kohë rekord gjykatën e lartë. Ndërsa për gjykatën kushtetuese nuk ka gisht Tahiri. Atë e dërmoi pikërisht Rama, për interesat e marrëveshjes me Greqinë. Dhe për mos patur opozita të drejtë për të ankimuar ligjet, vendimet etj. Dihet se me Kushtetutë është gjykata kushtetuese e cila ka fuqi ekskluzive e kushtetuese të shfuqizojë ligjet dhe çdo vendim të qeverisë.

Me sa duket Edi Rama dhe Sajmir Tahiri janë ata që po dirigjojnë gjithçka në sistemin e drejtësisë. Natyrisht, e theksojmë, se disa prokurorë e gjyqtarë ka bërë shumë që KPK-ja i ka shkarkuar. Por nën këtë vrull, ka mundësi, që palosën edhe gjykatën e lartë për të mos futur në burg Sajmir Tahirin.

Qenka i fortë ky Sajmiri! Duhet ta ketë plot me DVD, USB, dokumenta e përgjime pushtetin dhe jo vetëm atë….

 

SHKARKO APP