Edi Rama për turizmin: Jemi regjim që nuk flemë si ata, por punojmë ditë-natë!
Kryeministri Rama mbajti sot një fjalim para qeverisë dhe kryebashkiakëve për sezonin e turizmit veror, në veçanti. Por jo vetëm!
Tashmë pranohet nga të gjithë se Shqipëria është kthyer në një vend ku turistët e huaj shtohen pa ndalim. Kryeministri Rama tha ndër të tjera se synon që në vitin 2030 të kemi 20 milionë turistë.
Kjo është një ambicje e madhe, por e realizueshme nisur nga moria e madhe e turistëve të huaj drejt Shqipërisë.
Mediat e mëdha botërore e kanë futur Shqipërinë si një vendet më të lakmueshme për turizmin.
Natyrisht që kjo ka ardhur në saj të investimeve në turizëm nga qeveria. Vjet kishte 4.2 miliardë euro të ardhura nga turizmi e ku synimi rritet për dyfishim këtë vit.
Kryeministri dha sot këto mesazhe:
Së pari synojmë turizëm jo masiv, por cilësor.
Së dyti, duhet impenjim i çdo strukture shtetrore që lidhet me turizimin, ku natyrisht futet edhe rendi publik, nuk ka gjumë theksoi Edi Rama.
Së treti, do të vihet në funksionim në qershor tuneli i Llogarasë që do të shtojë fluksin e turistëve drejt Jugut.
Së katërti, do të inaugurohet autostrada Thumanë-Kashar gjatë këtyre javëve (me saktë me 4 korrik) që do rrisë qarkullimin e mjetëve në këtë aks të rëndësishëm.
Së pesti Rama nënvizoi se ka projekte qeveritare për aeroportin e Gjirokastrës dhe investime në shumë zona turistike.
Në fund kryeministri e mbylli takimin me një batutë: Jemi regjim që nuk flemë si ata, por punojmë ditë-natë!