Edi Rama: Po na uron bota! Basha: Ky është rrugaç, tradhtar dhe kriminel!

Çështja e shtyrjes së negociatave ka ndezur sot replika dhe akuza të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës në Parlament.

Kryeministri Rama sulmoi dhe ironizoi opozitën politike duke e cilësuar si një formacion politik që po punon kundër interesave të Shqipërisë. Ai tha as me pak e as me shumë se “e gjithë bota na përgëzoi për statusin për në BE të cilin do ta marrim vitin tjetër”, kurse opozita këtu në Shqipëri na shan e kritikon.

Kryeministri Rama u turr me nota sarkastike ndaj opozitës, duke e quajtur esadiste dhe të pakulturuar.

Menjëherë doli kryetari i PD-së Lulzim Basha që tha se kryeministri është një rrugaç dhe i lidhur me krimin e organizuar. “Shqipëria dështoi në negociatat pasi nuk mund ti jepnin status këtij kryeministri kriminel dhe të mafioz”,- tha Basha. Me tej Basha theksoi se “ky kryeministër drejton bashkë me krimin dhe ka futur në dorë ekonominë, medias dhe drejtësinë. Ndaj duhet ta rrëzojmë njëherë e mirë këtë kryeministër, shtoi Lulzim Basha. Edi Rama po bën presion ndaj BE se Rusia është gati, por kjo nuk e shpëton Ramën. Nuk ka më pesë kushtet nga BE, por janë 13 kushte”,- u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha shtoi se Edi Rama po tallet me shqiptarët. “Mblodhe dje deputetët sepse asnjë shqiptar nuk t’i beson gënjeshtrat. Atyre të PS edhe po t’u thuash se Shqipëria fitoi botërorin e besojnë”,- tha Basha.

Ndërsa Luan Rama, zëvendëskryetar i LSI-së tha se kryeministri ka lajthitur, sepse edhe ka hmbur statusin, por na bën edhe sikur duhet uruar për gjoja sukses. Ndaj  të bashkohemi për ta larguar këtë kryeministër.

FOTOGALERI/ ÇFARË NDODHI SOT NË KUVEND 

SHKARKO APP