Kryeministri Rama: Po rritet prodhimi bujqësor. Gjithçka për fshatin
Nga Edi Rama
Sot në Krujë për të parë nga afër dy investime të rëndësishme në bujqësi falë politikave të reja në mbështetje të prodhimit, grumbullimit dhe eksportit. Në dy vjet është dyfishuar sipërfaqja e serave dhe eksporti i prodhimeve bujqësore ka njohur rritjen më të madhe të 25 viteve të fundit. Ndërkohë tregu vendas është furnizuar në këta dy vjet nga prodhimi vendas më shumë se asnjëherë më parë në dy dekadat e fundit.
Me krijimin e Fondit Kombëtar të Garancisë së Kredive Bujqësore nga ana e qeverisë shqiptare dhe me mbështetjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sipërmarrjes në fshat i janë vënë në dispozicion 300 milionë euro kredi me interesa të ulëta nga bankat e nivelit të dytë në tre vitet e ardhshme. Plus programi më i madh i financuar për këtë vit nga qeveria për ujitjen e kullimin dhe natyrshëm çfarë do të bëhet për fshatin është ende shumë më shumë se çfare është bërë në këta dy vjet.