Kryeministri Edi Rama: Polici korrekte, shërbim ndaj qytetarëve. Rritje pagash

https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10211418197591015/

https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10211418174990450/

Nga Edi Rama

(Facebook)

p4Nga sot, në rrugët e qyteteve, qytetarët do të shohin një polici të ripërtërirë edhe nga pikëpamja e dukjes, një dukje që në fakt, pasqyron besnikërisht përmbajtjen e re të punës dhe të moralit të Policisë së Shtetit.

Nuk është as 100 dhe as 10 vjet më parë, por vetëm 3 vjet më parë, koha kur policia e shtetit ishte e tradhtuar, e braktisur dhe e pafinancuar; ajo perceptohej në të gjitha anketimet e publikut, si një prej tre institucioneve më të korruptuara të Shqipërisë.

Vetëm në 3 vjet ky perceptim i shqiptarëve është përmbysur plotësisht! Sot Policia e Shtetit, në bazë të çdo anketimi, është institucioni më i besuar i qytetarëve të Shqipërisë, ndërkohë që të gjithë jemi dëshmitarë të një modernizimi të përditshëm të policisë së shtetit, përmes investimesh të vazhdueshme, në infrastrukturë, në teknologji, edukim e trajnim të vazhdueshëm.

p10

p6

p2

Edhe pse në kushtet e një programi shtrëngues me Fondin Monetar Ndërkombëtar për ti bërë ballë krizës kërcënuese financiare që trashëguam kur morëm detyrën, pagat e punonjësve të policisë u rritën sidoqoftë me 25% qysh në Janar 2014. Ndërkohë, me buxhetin e vitit të ardhshëm, pagat e policisë do të rriten përsëri, duke mishëruar edhe zotimin tonë që të kemi një polici shteti ndër më të mirat në rajon dhe ndër më të mbështeturat financiarisht dhe moralisht në rajon.

Mirënjohje dhe respekt ndaj Policisë së Shtetit për punën e vështirë dhe arritjet shumë të rëndësishme të këtyre tre vjetëve në përpjekjen e gjithanshme për ta bërë policinë e shtetit gjithmonë e më shumë një pikë referimi të komuniteteve dhe të qytetarëve, që ata të ndihen më të sigurtë dhe ta ndjejnë këtë uniformë, aleat besnik të familjes e të komunitetit në garantimin e barazisë para ligjit e të rendit ligjor të bashkëjetesës shoqërore.

Faleminderit edhe Qeverisë mike të Turqisë dhe personalisht Presidentit Erdogan për mbështetjen bujare në prodhimin e uniformave të reja të Policisë së Shtetit.

p3

p12

p5

p7

p8

p14

SHKARKO APP