Edi Rama: Shikoni vilën e N.R. që merrte ndihmë ekonomike

Nga Edi Rama.

Majtas vila e N.R në Vlorë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas shtëpia e R.B po në Vlorë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, N.R është përjashtuar dhe R.B, pjesë e komunitetit rom, është përfshirë në skemë.

Që N.R nuk kishte nevojë për ndihmë, kjo shihet qartë nga fotot. Fatkeqësisht, për vite me rradhë, N.R. padrejtësisht merrte pagesën që në fakt duhet t’i shkonte R.B prej vitesh.

Specialistët e Shërbimit Social Shtetëror, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si edhe të Bankës Botërore po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo gabim të sistemit. Ndërkohë, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë në mënyrë të drejtpërdrejtë familje që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.(Edi Rama)

Image may contain: one or more people, house and outdoor

SHKARKO APP