Edi Rama shpjegon “financimin rus” për PD

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për qëndrimin e mbajtur nga Lulzim Basha, lidhur me akuzat për financimin rus të lobimit të PD-së.

Rama shkruan se ky rast është një mishmash që provohet edhe nga 2 proncime të 2 muajve të fundit. Rama shkruan se është e habitshme sesi gjendet disa rusë bujarë që nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milioni dollarë për një parti shqiptare.

Po ashtu Rama shprehet se kjo histori nuk përfundon këtu, pasi do të zbardhet deri në fund.

Në reagimin e tij, Kryeministri thotë se financimi i Rusisë shpjegon dhe gjithë akuzat e PD për drogën dhe krimin. Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë thotë se çështja e drogës, kokainës dhe hashashit nuk ekziston, por është një sajesë e financuar nga Rusia. Ky qëndrim i kryeministrit, justifikon gjithë probleme që ka pasur vendi këto vite me mbjelljen e kanabisit, pasi sipas tij, nuk kemi të bëjmë me trafik real narkotikësh, por me teza spiunazhi.

Një strategji e tillë e kryeministrit Edi Rama për të përdorur akuzat me ndërhyrje të huaja është e ngjashme me periudhën e komunizmit, kur dështimet në politikën e brendshme u faturoheshin grupeve armiqësore dhe ndërhyrjeve të huaja.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook:

Që është një mishmash financiar xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit;

Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet dhe për këtë mjafton të dëgjosh qoftë edhe vetëm këto dy prononcime krejt kontradiktore;

Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysmë milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht!

Por që kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cenimit të imazhit të Shqipërisë (drogë drogë drogë krim krim krim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, kjo është absolutisht e padiskutueshme!

Shqipëria nuk mund të merret dot peng nga askush dhe shqiptarët pa dallim partie, nuk e meritojnë këtë mishmash papërgjegjshmërie politike, ligjore dhe kombëtare”,- shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155631455851523/

Basha: PD dhe unë nuk ka dhe nuk ka pasur kontakte me Rusinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur në lidhje me lajmin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones” për pagesën e një kompanie lobimi me ndikim rus.

“Çështja e lobimit të PD është hapur në 14 nëntor kur lobuesi ynë amerikan bëri deklarimin në Thesarin e SHBA. Ne u kemi paguar lobuesve në SHBA vetëm 125 mijë dollarë. Pagesat janë bërë dy herë nga 50 mijë dhe një herë 25 mijë dollarë” – tha Basha në emisionin ‘Opinion’.

“Mother Jones” është një gazetë ekstremiste e majtë e cila ka pasur në qendër të vëmendjes Romny dhe Traump në të kaluarën e cila financohet me miliona dollarë nga Soros. PD i ka deklaruar publikisht të gjitha fondet. Janë paguar vetëm 125 mijë dollarë. Këto janë në faqen e KQZ-së për dy kompani në një periudhë 3 apo 4 mujore.

“Mother Jones” thotë që ka marrë 650 mijë dollarë? Ne kemi paguar vetëm 125 mijë dollarë, nuk kemi bërë asnjë pagesë 500 mijë dollarëshe. PD ka deklaruar ato që ka shpenzuar dhe ka shpenzuar ato që ka deklaruar. Shkrimi është i mbushur me insinuata” – tha Basha.

FevziuSa Para keni shpenzuar ju në SHBA për lobim?

Basha: Partia demokratike ka shpenzuar 125 mijë dollarë për dy kompani lobimi për një periudhë katër mujore.

Lexoni edhe:

Investigimi i revistës në SHBA: Rusët paguan lobistin e Trump për PD

PS: Ku i mori paratë ruse Lulzim Basha?

PD: Sallatë ruse në tepsinë e Ramës

Ristani: Shkrimi i revistës ”fake news”

Manjani: Idiotësi të paguash sekserët amerikanë

Basha: Mund të hedhim në gjyq “Mother Jones”

Zëri i Amerikës: Paqartësi për burimin e fondeve për lobim të PD

Gazetarët amerikanë që hetuan lidhjet e Bashës me rusët

SHKARKO APP