Edi Rama- “Skënderbe” apo “Hamza Kastriot”?!

-Kur deklaroi Elisa Spiropali se “Edi Rama është Skënderbeu i ditëve të sotme”, qeshën mileti pasi kujtuan se e tha nga servilizmi për të fituar karriken e ministres, por dje ishte vetë kryeministri që vendosi bustin e Skëndërbeut pas vetes dhe shpërndau fotografinë e tij me heroin kombëtar, duke besuar vertetë se ai, Edi Rama, është Skëndërbeu i ditëve tona. Por me shitjen e detit, ka mundësi se do të përmendet si Hamza Kastriot!

Nga fusha e Labinotit në Elbasan kryeministri nisi dje fushatën për mandatin e tretë qeverisës. Me një skenografi të zgjedhur me kujdes, ku busti i Skënderbeut ishte vendosur si “rastësisht” pas krahëve të Edi Ramës, kreu i PS-së deklaroi pa asnjë gram modestie se “shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë për kryeministër sesa unë”.

Ai fliste më shumë duke e patur mendjen te foto ku të dilnin ai, udhëheqësi i Partisë dhe popullit si dhe Skënderbeu, se sa të analiza pse qeverisa e tij ka dëshuar në të gjitha drejtimet.

Pasi e shpalli veten kryeministrin që ka bërë më shumë reforma, Edi Rama sulmoi opozitën. Sipas tij, opozita e sotme nuk e ka ndihmuar qeverinë për t’u përmirësuar dhe shtoi se ata nuk i llogariste si kundërshtarë. Në fjalimin e tij, Edi Rama tha se e kishte të sigurt fitoren, por për herë të parë Edi Rama pranoi se votat e Rilindjes kanë firuar dhe jo të gjithë ata që i kanë besuar kësaj partie do të shkonin sërish ta votonin. “Unë nuk dyshoj që nëse do të votohej këtë të diel ne do ti fitonim zgjedhjet, por nuk besoj se do ti rifitonim të gjithë zemrat e atyre që na kanë votuar apo të atyre që nuk na kanë votuar, por nuk e votojnë dhe nuk kanë për ta votuar ndonjëherë atë forcë apo grup forcash që kemi përballë. Këtë të dielë ne do të merrnim më pak vota sesa meritojmë për punën që kemi”,- tha kreu i qeverisë.

Arsyen e largimit të votuesve kryeministri nuk i sheh te mungesa e reformave, dështimi i qeverisë së tij dhe vjedhjet spektakolare, por te opozita.

Më pas u mundua të thotë se kemi patur edhe difekte brenda PS dhe preu një kokë, e cila ishte palosur me kohë për burg. Viktima e parë është anëtari i Kryesisë dhe ish-kryenashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Njeriu që e mbështeti Edi Ramën për të marrë PS-në në vitin 2005 dhe që ishte organizatori i gjithë fushatave elektorale në qarkun e dytë më të rëndësishëm të vendit, dje e pa veten jashtë Partisë Socialiste. Largimi i Vangjush Dakos lidhet me çështjen e përgjimeve të manipulimit të votave në Durrës. Historia ka disa vite që është publikuar, por Edi Rama vendosi ta lëshojë tani Dakon duke e parë si pengesë për ambicien e tij për mandatin e tretë. Për të zëvendësuar peshën e Dakos në Durrës, si një njeriu që kishte lidhje të forta me biznesin dhe sipas përgjimeve edhe me biznese të tjera, Edi Rama e mori vetë situatën në dorë. Kështu, kryeministri braktisi Vlorën që e zgjodhi deputet për herë të parë dhe do të drejtojë fushatën elektorale në Durrës. Ikja e Dakos dhe vendosja e Edi Ramës në vend të tij tregon për rëndësinë elektorale që ka Durrësi, si qarku ku ngërthehen keq lidhjet e politikës me bizneset dhe grupimet jo aq të ligjshme.

Largimi i Vangjush Dakos nga drejtimi i strukturave të Partisë Socialiste, nuk është thjesht çështje organizative. Pasi e përdori Dakon që nga viti 2005 duke e bërë pjesë të gjithë fushatave dhe akuzave për manipulime, kryeministri vendosi ta hedh aleatin e tij duke i hequr çdo mbështetje politike. Rama dhe Dako kanë ndarë gjatë viteve suksesin e fitoreve të vejdhura, por tashmë që dolën se këto fitore ishin manipuluar, Edi Rama nuk e njeh më mikun e tij. Heqja e Dokos është sinjali fushata e re e Edi Ramës do të hajë shumë “koka” socialistësh dhe rilindasish. Kryeministrit i duhet të spastrojë partinë për të krijuar imazhin se nuk e ka fajin ai, por të tjerët. I duhet që të hedh ndonjë emër për konsum te socialistët e revoltuar që pas 8 vitesh ende nuk e kanë kuptuar se e kujt është kjo qeveri. I duhet të sakrifikojë ndonjë deputet apo ministër për të mbajtur gjallë debatin në media. Ndonjë tjetër do e hajë kot dhe sigurisht ndonjëri do sakrifikohet për të bindur partnerët ndërkombëtarë se kryeministri nuk ka faj, por janë këta poshtë tij që bëjnë me kokën e vetë.

Me paralajmërimin e djeshëm se askush në PS nuk e ka vendin të sigurt, kryeministri pranoi se do t’i përdor të gjithë si kukulla për interesa të momentit. Dje ishte Vangjush Dako, më pas nuk dihet se kush e ka radhën, por kryeministri që është përgjegjës për të gjitha nuk do të mbajë përgjegjësi kurrë, për asgjë.

Edi Rama e mendon veten si Skëndërbe në Shqipëri! Kur deklaroi Elisa Spiropali se ““Edi Rama është Skënderbeu i ditëve të sotme” qeshën mileti, pasi kujtuan se e tha nga servilizmi për të fituar karriken e ministres, por dje ishte vetë kryeministri që vendosi bustin e Skëndërbeut pas vetes dhe shpërndau fotografinë e tij me heroin kombëtar, duke besuar vertetë se ai, Edi Rama, është Skëndërbeu i ditëve tona.

Por me shitjen e detit, duket se do të përmendet si Hamza Kastriot!

Historia shqiptare njeh Hamza Kastriotin dhe Esad Pash Toptanin si tradhtarë të Kombit, dhe të dy u vranë.

A do të regjistrojë historia shqiptare “Hamza dhe “Esad” tjetër? Të shohim deri në prill 2021!

/Mili Xhani/

SHKARKO APP