Rama: Sot kam dhuruar tre buqeta me lule; nënës, nënës së gruas dhe Lindës

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në Konventën e Grave të Partisë Socialiste që mbahet sot, ditë që përkon me festën e grave dhe nënave.

Kreu i mazhorancës mbajti një fjalim plot batuta, ku shprehu vlerësimin për gratë dhe vajzat.

Rama tha se e nisi ditën duke përgatitur tre buqeta me lule, për nënën, vjehrrën dhe bashkëshorten e tij.

Ja një pjesë e fjalimit të Ramës dhe batutat me Pandeli Majkon. “Sot e nisa ditën duke bërë tre tufa me lule. Njërën për Anetën. Nuk do t’i jem dot kurrë aq mirënjohës se ndryshe nga nënat e tjera ka një barrë se djali i ka kaluar të 50-at dhe prap e ka të pamundur ta shohë sa meriton, dhe dëgjon për të ‘o zot o zot’ që nuk ka nënë që i dëgjon dhe do donte t’i dëgjonte.

lule2

Së dyti një tufë me lule për atë që më bëri gruan, vjehrrën. Dhe këtu më kujtohet Pandi që patëm një garë me Pandin në një Kongres, e mban mend Monda Stefa, nejse unë u bëra kryetar partie Pandi Sekretar i Përgjithshëm. Pandi tha: Si fillim mos hajde më me corape të kuqe në PS, dhe merre shumë seriozisht që duhet të martohesh, se kjo parti mban shumë po një kryetar të pamartuar me corape të kuqe e ka shumë.

lul3

Dhe ja ku erdhi dita që Pandi dëgjon se unë i çoj lule vjehrrës. Sigurisht buqetën e tretë për gjysmën time më të mirë që sa më shumë kalon koha, aq më e mirë bëhet”, tha Rama.

lul3

SHKARKO APP