Edi Rama sulmon Berishën, akuzon prokurorin special në Hagë dhe atakon Gjykatën Kushtetuese

Sot kryeministri Rama në Podkastin e tij foli, ndër të tjera, për tre probleme kryesore: sulmoi Berishën për molotovin dhe rremujën e tij në Tiranë duke synuar dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në botë, akuzoi prokurorin special në Hagë që kërkoi nga 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre të tjerë drejtues të UÇK. Rama tha se vetëm një prokuror idiot, si ai, mund të akuzojë liderët kosovarë, të cilët dolën dhe rrezikuan edhe jetën për të çliruar Kosovën nga pushtimi serb. Kjo, shtoi kryeministri, është të akuzosh Kosovën dhe ti japesh të drejt Millosheviçit. Ndërkohë Rama foli edhe për një nisëm që ai do ta firmosë bashkë me kryetarin e grupit parlamentar, dhe kryetarin e komisionit të ligjeve e ku do të rregullojë hapesirën ligjore që një prokuror apo gjyqtar mund të pezullojë një ministër. Atë që nuk e bëri dot një gjykatë kushtetuese, theksoi kryeministri, do ta ndreqë parlamenti.

Rama sqaroi se nesër, pra këtë të hënë, ai do t’ja paraqesë grupit parlamentar të PD nismën dhe me pas në komisionin e ligjeve e në votim në parlament.

Pas kësaj që deklaroi sot kryeministri, parlamenti do ta votojë sepse i duhen 84 vota, por 83 janë të PS dhe 3 ka PSD, ndaj votat i bën dhe ndryshon Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal. Me pas e dekreton Presidenti dhe botohet në fletoren zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas gjasave me 1 mars 2026 hyn në fuqi ndryshimet që sot tha Rama. Pas kësaj SPAK dhe GJKKO nuk kanë asnjë tagër ligjor të ndermarrin pezullime!

Swiss Digital Mobile Reklama

(për me tepër shiko videon)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?