Rama tallet me Blushin, Ndokën dhe Dulen. Reagon me egërsi Beni
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154307347861523/
Edi Rama ka postuar ne Facebook kete tekst:Sot në Kuvend – Replika në fund të interpelancës së kërkuar nga zoti Vangjeli, zoti Nardi dhe zoti Beni, tellalli që shet në foltore librat e vjetër të zoti Saliut
Kryeministri Rama u shpreh në interpelancën e kërkuar nga 6 deputetë të Parlamentit se nuk pritej një datë për hapjen e negociatave me BE-në. Rama tha se deputetët që kanë kërkuar interpelancën lidhur me atë që e quajnë mungesë të një date për hapjen e negociatave janë të painformuar. “Kam marrë kërkesë nga Nardi, Vangjeli dhe Beni. Urgjenca nuk ka asnjë lidhje me çështjen për të cilën jam thirrur me urgjencë. Kërkesa me shkrim ka një premisë të gabuar, që tregon se zoti Nardi, Vangjel dhe Benin në rastin më të mirë nuk kanë asnjë njohuri me procesin e integrimit. Në kërkesën për interprelancë thuhet se Këshilli i Ministrave të BE nuk vendosi datë për shkak të mospërmbushjes së 5 kritereve. Mjafton të lexosh për të kuptuar se kjo është shprehje elokuente e paditurisë së kërkuesve të interpelancës. Askush nuk priste një datë. Kushti dihet që ishte dhe mbetet llimi i zbatimit të ligjit të vetingut. Këtë e dinë të gjithë përveç të madhit Sali dhe të vegjëlve të opozitës së mbushur me mllef, që janë mbledhur për një interpelancë. Këta nuk mund të justifikohen me përkthim të gabuar”, tha ai.
Rama tha se pas kërkesës për interpelancë fshihen motive politike. “Këta duan të ndryshojnë fatin e tyre në datën e zgjedhjeve të ardhshme. Kjo është një garë për të ardhur dhe për t’ia mveshur qeverisë të gjitha të zezat. Lidhin datën me 5 kriteret. Janë edhe këta pjesë e të njëjtës përpjekje të dëshpëruar”, tha ai.
Mënyra se si Edi Rama shqiptonte emrat : Zoti Ben, zoti Vangjel, zoti Nard,… ” ishte tallese. Ishte një mënyrë ironike për t’ia shkatërruar nervat Blushit. Interpelanca u kërkua nga deputetët: Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Ben Blushi, të cilët shprehën publikisht shqetësimin për shtyrjen me afate të panjohura të celjes së negociatave për anëtarësim.
Kryeministri Rama i injoroi dhe në asnjë moment nuk iu drejtua deputetëve sipas komunikimit zyrtar, por i quajti: Zoti Beni, Zoti Nardi, Zoti Vangjel…..
Ironi therëse!
Më tej Edi Rama tha se kjo ndodh pasi opozita po mban peng ligjin e Vetting-ut i cili ishte kushti i vetëm dhe i panegociueshëm për Shqipërinë. Ai e bërë këtë gjatë dy ndërhyrjeve plot tallje, identifikimit të mendimit të Blushit me atë të Nard Ndokës (firmosës i interpelancës) dhe se Blushi flet si Saliu dhe po mes e shihnin me zë dhe figurë në këtë sallë dëgjuesit do kujtonin se po ligjëronte Berisha – tha kryeministri.
Reagoi mënjëherë Ben Blushi. Ai akuzoi Edi Ramën që iku nga salla në momentin kur po fliste Blushi. I tha se “ku iku frikacaku Rama”?. Por kryeministri u kthye në sallë. Me pas Blushi vazhdoi duke akuzuar kryeministrin Rama se është i përzier me deputetë e kryetarë bashkishë kriminelë. Por, Blushi i cili nuk i la mangut batutat personale. Ai argumentoi se ligji i vetingut është thjeshtë një alibi e përdorur nga Rama.
Retorika e tij u bazua në faktet se vetingu nuk ka asnjë vlerë për sa kohë kryebashkiaku i Durrësit dhe miku i ngushtë i Ramës, Vangjush Dako firmos një letër për lirimin e Lulzim Berishës, të dënuar për 5 vrasje. Ku ka gjyqtar me veting dhe pa veting që nuk do e përkrahte një të denuar të mbështetur nga miku i ngushtë i kryeministrit tha ai. Vetingu nuk ka asnjë vlerë për sa kohë që kryeministri nuk firmos shkarkimin e Elvis Roshit në Kavaj që u provua se ka gënjyer me formularët e dekriminalizimit- shtoi ai.
Vetingu nuk ka asnjë vlerë për sa kohë ju thoni se prej 7 muajsh nuk arrestoni dot Klemend Balilin- insistoi Blushi.
Në fund të duelit mes Ramës dhe Blushit, dy ish-miqve të vjetër, mediat online ishin ndarë në mendime se cili e fitoi duelin e parë “shpatë me shpatë”.