Edi Rama: Të gjithë po gënjejmë:Unë, SHBA, BE. Nuk gënjen vetëm Lul Basha!
Edi Rama ka reaguar pas përgjigjes së Komisionit të Venecias dhe reagimit të SHBA e BE. Me nota ironie dhe shpotie Edi Rama përqesh dhe tall PD-në.
Ja se ç’shkruan kryeministri në Facebook: Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA, gënjejnë të gjithë veç Lulit e PD që janë i vetmi përkthyes besnik i të vertetave të këtij vendi.
Ç’po ndodh nga komisioni i Venecias?
Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias publikohet të shtunën, por Top Channel ka siguruar një prej faqeve të përgjigjes që ekspertët e Venecias do t’i japin Gjykatës Kushtetuese.
Bëhet fjalë për një pjesë e përgjigjes për pyetjen e pestë të gjykatës, një dokument që Top Channel e disponon të plotë me të pesta kërkesat e Gjykatës Kushtetuese për Venecian.
Kjo pyetje lidhet me shqetësimin e ngritur nga opozita dhe gjyqtarët se ligji i Vettingut cënon Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, përsa i përket respektimit të jetës private dhe familjare të gjykatësve dhe prokurorëve.
Sipas dokumetit që Top Channel disponon, përgjigja e kësaj pyetjeje, mesa duket është në favor të ligjit të Vettingut.
Komisioni i Venecias nuk shikon shqetësues faktin se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të deklarojnë për të kaluarën e tyre konktatet me persona të krimit të organizuar.
“Forma e përcaktuar në Aneksin 3 të ligjit të vettingut kërkon që personi të deklarojë, nëse ka patur kontakte te papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe të listojnë këto kontakte. Qoftë edhe një kontakt i vetëm kërkohet për t’u deklaruar. Nuk do të ishte një detyrë vecanerisht e vështirë për të plotësuar këtë deklaratë, vec nëse ky është një gjykatës apo prokuror, kontaktet e te cilit me krimin e organizuar janë shume të zgjeruara”, thuhet aty.
Gjuha e përdorur nga Venecia në këtë faqe që Top Channel disponon, nuk lë shteg për hapësira interpretimi tek vlefshmëria e formularëve të vetëdeklarimit për kontrollin e figurës apo të pasurisë, edhe kjo një pjesë shumë e rëndësishme e ligjit të Vettingut.
Por duket se komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë palës së mazhorancës kryesuar nga Edi Rama.