Bujar Lako, një talent i madh

Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të madh shqiptar Bujar Lako.

Të nderuar familjarë të aktorit të madh Bujar Lako,
E dashur Mira, i dashur Bojken,

Me trishtim të thellë dhe befasi të madhe mësova se Bujar Lako nuk është më. Se aktori i madh i skenës dhe ekranit shqiptar që ka ardhur aq shpesh në disa dekada në jetën e gjithsecilit nga ne, vendosi të ikë. Të ikë papritur duke lënë pas një boshllëk të madh e të pangushëllueshëm për ju, familjarë të afërt të tij, por dhe për gjithë shoqërinë shqiptare, për miqtë dhe kolegët e tij të shumtë.
Ky është një largim që prek të gjithë.
Kjo është një ikje që i dhemb të gjithëve.
Kjo është një humbje që e ndjejnë të gjithë.
Bujar Lako ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të artit shqiptar, ai ishte shkolla e madhe e aktrimit dhe njeriut qytetar.
Ishte një nga Gjeneralët e shquar të artit mes sivëllezërve të të njëjtit profesion.
Ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, artistët e skenës dhe të ekranit kanë një fat të papërsëritshëm.
Ata mbajnë bashkë me portretin e tyre edhe portretet e personazheve që ju japin jetë.
Ata jetojnë në të njëjtën kohë edhe jetët e personazheve të tyre.
Ata marrin diçka nga secili personazh, detaje nga portretet dhe jeta e secilit prej personazheve dhe që i përdorin ato në jetën e tyre të përditshme duke qenë edhe më shumë se vetvetja.
Bujar Lako ishte në të njëjtën kohe edhe virtuozi i pashembullt i kabave dramatike shqiptare, edhe Gjenerali cinik i huaj, ishte edhe shqiptari i dëshiruar për gjuhën shqipe, edhe idealisti i pasluftës botërore.
Bujar Lako ishte dhe është Nder i Kombit shqiptar.
Ishte dhe është një nga portretet më të spikatur të shoqërisë shqiptare, protagonist i rëndësishëm në të shkuarën dhe në të sotmen e saj. Një portret i shqetësuar dhe serioz, me gjithë dramaticitetin e roleve të tij të paharrueshëm, duke nisur me kryerolin e jetës së tij, Bujar Lakon, qytetarin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Më lejoni, të dashur familjarë të Bujarit tonë, e dashur Mira dhe Bojken, t’ju përcjell trishtimin tim të thellë për këtë humbje të papritur që na ka prekur të gjithë.
Një humbje që na dhemb të gjithëve dhe që e la Tiranën me një simbol të sajin më pak.

Edi Rama: U prehsh në paqe i shtrenjti Bujo, ylli yt në qielli e kinemasë

AMARCORD

Bujar Lako (Foto: Fate Velaj)

Bujar Lako (Foto: Fate Velaj)

Nuk besoj se do të kishte një regjizor të madh që s’do ta kishte dashur Bujar Lakon në fazën e lulëzimit mbresëlënës të talentit të tij kinematografik.

Aktori që luajti një mori personazhesh dhe, midis tyre, figura të shquara e të dashura të historisë sonë, rridhte nga një familje e rrënjosur fort në atdhedashuri dhe humanizëm. Prej nënës së tij, ai i përkiste njërit prej degëzimeve më fisnike të Frashërllinjve, derës së Sulejmanbellinjve.

U prehsh në paqe i shtrenjti Bujo, ylli yt në qiellin e kinemasë do të ndrisë përgjithnjë për të dëshmuar pavdekësinë e artit tënd!

Sali Berisha: Bujar Lako, princi i skenes dhe filmit shqiptar

Ndahet nga jeta Bujar Lako, njeri prej artisteve me te shquar te kombit dhe nje personalitet i mirenjohur!

Te dashur miq, me ndarjen nga jeta te Bujar Lakos, njerit prej aktoreve te skenes dhe filmit me te medhenj, me te talentuar dhe me te dashur per publikun shqiptar, arti, kultura, bota jone shpirterore jane ne dhimbje dhe zi te vertet.

Bujar Lako, princi i skenes dhe filmit shqiptar, me gjenine e tij artistike, interpretimet e tij mahnitese ne dhjetra e dhjetra role kryesore ne skenen e theatrit dhe ne filma te shumte, pushtoi ndofta me shume se kushdo tjeter zemren publikut dhe meritoi vleresimet me te larta brenda dhe jashte vendit.

Me angazhimin e tij ne politike perkrah PD, Bujari i solli politikes shqiptare fisnikeri dhe civilitet.

Me kete rast i shpreh familjes, te afermve, miqve te artistit te pavdekshem ngushellimet e mia me te thella dhe i lutem Zotit qe shpirti i Bujarit te gjeje paqen e merituar! sb

SHKARKO APP