Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Edlira Petri (Sadushi) jo vetëm gjyqtare, por edhe një drejtuese artiste e festivalit kulturor

Edlira Petri (Sadushi) jo vetëm gjyqtare, por edhe një drejtuese artiste e festivalit kulturor

Kultura
E shtunë, 15 Gusht 2026 14:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ka njerëz që profesioni i bën të njohur, por janë pasionet ato që na tregojnë më shumë për shpirtin e tyre. Edlira Petri (Sadushi) është një prej tyre. Në Tiranë ajo është gjyqtare e Gjykatës së Apelit, me përgjegjësinë, seriozitetin dhe përmbajtjen që kërkon një profesion i tillë. Por në VajzëFest, në Vajzë të Selenicës, për disa ditë të bukura gushti, Edlira Petri shfaq një tjetër anë të saj: një grua që drejton VajzëFest plot energji, kulturë, elegancë dhe dashuri për artin e vendin.

Dhe e bën me një natyrshmëri që të befason.

Në skenë ajo nuk duket si një gjyqtare që rastësisht ka marrë mikrofonin për të prezantuar një aktivitet. Përkundrazi. Flet bukur, rrjedhshëm, me siguri dhe emocion. Di të komunikojë me publikun, di ta mbajë gjallë atmosferën dhe të krijojë atë afërsi që nuk ta jep asnjë tekst i mësuar përmendësh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në VajzëFest, Edlira Petri ka hijeshinë e një prezantueseje dhe spontanitetin e një aktoreje të nivelit të lartë. Duket sikur skena është një pasion i vjetër që ka pritur muajin e gushtit për t’u zgjuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

VajzëFest është më shumë se një aktivitet veror. Çdo vit ai mbledh artistë, aktorë, muzikantë, njerëz të kulturës, dashamirës të historisë e të natyrës, duke e kthyer Vajzën për disa ditë në një pikëtakim të njerëzve që kanë diçka të bukur për të treguar e për të ndarë.

Mund t'ju interesojë

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40
Shkodra nderon 38 martirët shqiptarë, Kryeipeshkvi: Gjaku i tyre, fara për një krishtërim të ri

Shkodra nderon 38 martirët shqiptarë, Kryeipeshkvi: Gjaku i tyre, fara për një krishtër...

5 Nëntor 2026, 14:39

Mes tyre, Edlira Petri nuk është thjesht drejtuesja e radhës e një aktiviteti. Ajo i jep ritëm, emocion dhe finesë skenës. Ka diçka veçanërisht të bukur kur sheh një njeri të një profesioni kaq rigoroz të çlirohet nga formaliteti i përditshëm dhe t’i dorëzohet pasionit të drejtimit të festivali më përmasa kombëtare.

Sepse në ato ditë gushti ajo nuk është gjyqtarja që duhet të peshojë argumente dhe të marrë vendime. Është Edlira, njeriu që buzëqesh, komunikon, prezanton artistët dhe shijon çdo çast të një feste që i kushtohet kulturës dhe fshatit Vajzë, nga ku është bashkëshorti i saj. Ajo e do Vajzën-fshat aq sa njeriu me të cilin ka lidhur jetën, Koli, i cili e ka origjinën nga ky fshat legjendar, ose siç thuhet fshati i poetit të madh, Ali Asllanit.

Petri duket se e ka të lindur aftësinë për të komunikuar me publikun. Fjala i vjen natyrshëm, skena nuk e tremb dhe mikrofoni nuk e ndryshon. Përkundrazi, aty shfaqet një tjetër dimension i personalitetit të saj.

Të kalosh një pjesë të pushimeve jo thjesht duke pushuar, por duke i dhënë kohë, energji dhe emocion një aktiviteti kulturor në një zonë që meriton të promovohet, është një mënyrë e bukur për t’i kthyer diçka komunitetit.

Shqipëria ka nevojë për festa të tilla. Ka nevojë që artistët, intelektualët dhe njerëzit e profesioneve të ndryshme të kthehen në vendet e tyre, të sjellin kulturë, muzikë, histori dhe jetë. Sepse vendlindjen nuk e do vetëm duke folur për të. E do duke u kthyer, duke kontribuar dhe duke e bërë më të bukur.

Kjo është edhe ajo që të mbetet nga Edlira Petri në VajzëFest. Një gjyqtare që, larg sallës së gjyqit, zbulon një talent tjetër. Një grua që e drejton skenën me finesë dhe pasion. Një njeri që mes artistëve ndihet si në shtëpinë e vet.

Në shtator do t’i rikthehet togës dhe përgjegjësisë së gjyqtares.

Por gushti në Vajzë i përket një tjetër Edlire Petri: asaj të skenës, artit, buzëqeshjes dhe dashurisë për vendin.

Ndërsa sot VajzëFest ka ditën e sportit te Amantia e lashtë, ku Fidel Ylli me ekipin e Komitetit Olimpik Shqiptar do të jetë në qendër të vëmendjes kombëtare.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 1 ore

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 2 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 2 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 2 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 19 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.