Eduard Zaloshnja për Tiranën: 55.4 përqind e qytetarëve mbështesin kandidatin e majtë, ndërsa 44 përqind mbështesin opozitën
Çfarë mendojnë shqiptarët për qeverisjen ishte tema sot në emisionin Top Story, ku për herë të parë u publikuan sondazhet e realizuara nga Eduard Zaloshnja, mbi perceptimin e qytetarëve për qeverisjen.
61% e qytetarëve mendojnë negativisht për qeverinë aktuale, vetëm 18% mendojnë pozitivisht, kurse 21% nuk kanë as mendim pozitiv dhe as mendim negative.
Kurse një vit më parë, 43% e qytetarëve kishim mendim negative për qeverinë, 36% mendonin pozitivisht dhe 21% asnjë mendim.
Zaloshnja ka informuar se janë kontaktuar 1450 persona me anë të mesazheve për të realizuar anketimin.
“Ngjarjet po lëviznin kaq shpejt sa nuk mund të presës të bësh sondazhe të gjata. Ky sondazh është vetëm një sondazh me sms, elektronik, dhe janë nga 2000 sms që janë dërguar janë përgjigjur rreth 1400 vetë afërsisht. Do të mjaftonin edhe 1200 që të arrijmë në një përfundim. Edhe CNN, ABC news apo BBC 1200 veta marrin në pyetje për ët përfaqësuar një numër të caktuar. Në sondazh janë përfshirë mbi 18-vjeç e sipër. Ky sondazh është bërë dje, ndërkohë në terren është një tjetër sondazh, ndërkohë para një muaji kam bërë një tjetër sondazh elektronik, ku kam rezultatin e Tiranës. Është më konkret sepse dihet emri dhe njerëzit janë pyetur për kë do të votoni dhe kanë pasur opsionet jam i prirur të votoj majtas ose djathtas”, tha Zaloshnja.
Në Top Story u prezantua edhe sondazhi në lidhje me zgjedhjet lokale për qytetin e Tiranës.
Në këtë sondazh të anketuarit kishin dy mundësi zgjedhjeje, nëse do të mbështesin përfaqësuesin e majtë, pra Erion Veliajn ose të djathtin, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Sipas sondazhit 55.4 përqind e qytetarëve mbështesin kandidatin e majtë ndërsa 44 përqind mbështesin opozitën.