Sot, Shqipëria turret në Tiranë drejt Kryeministrisë

Sot në orën 12:00 Fronti Opozitar ka thirrur gjithë shqiptarët në sheshin përballë Kryeministrisë në protestën më masive të viteve të fundit. Motivet se përse qytetarët duhet të protestojnë janë me dhjetëra, sipas drejtuesve tw opozitws. Krerë e opozitës renditën dje arsyet se përse ky tubim nuk është vetëm një miting partiak, por një manifestim qytetar kundër keqqeverisjes dhe mafies qeveritare. Pas pesë vitesh në pushtet të Edi Ramës dhe PS-sw, lista e premtimeve të pambajtura është e pafund. Në vend të premtimeve shqiptarët, sipas opozitës, përballen me drogën, krimin, korrupsionin, keqqeverisjen dhe braktisjen e vendit nga 450 mijë të rinj. Ndaj Fronti Opozitar ka ftuar shqiptarët të marrin pjesë jo thjeshtë në një protestë, por në një manifestim qytetar ku të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes. Pjesëmarrja e qytetarëve në protestë do të vendosë edhe suksesin e saj si dhe zhvillimet e mëvonshme politike. Të dhënat e fundit nga partitë opozitare flasin për një shifër rekord qytetarësh që do te jetë në shesh. Llogaritet se do të jenë më shumë se 100 mijë protestues që do të tubohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe gjithë qendrën e Tiranës. Degët e subjekteve politike në rrethe deklarojnë se në protestë nuk janë vetëm anëtarë të partive që kanë kërkuar të marrin pjesë, por edhe qytetarë të paangazhuar politikisht apo dhe ish-votues të qeverisë. Ndërkohë qytetarët e Tiranës pritet ti bashkohen si kurrë më parë protestës sw sotme. Në këtë pikë vlen të rrëzohet dhe një mit i protestave që nuk duhet të realizohen me pjesëmarrjen e qytetarëve nga rrethet. Një protestë nuk bëhet për Tiranën dhe as për zonën e Bllokut. Eshtë protestë e njerëzve të pa punë, të zhgënjyer, pa minimumin jetik për jetesë, pa perspektivë prej qeverisjes.

Sipas organizatorëve të tubimit veç simpatizantëve partiakë, në protestë pritet pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve të paangazhuar politikisht. Pika e fortë e kësaj proteste janë militantët partiakë, por qytetarët që realisht janë dhe me të zhgënjyerit nga ana e qeverisjes aktuale, mendohet se do jenw njw numwr i madh. Jo rastësisht drejtuesit e koalicionit opozitar kanë bërë thirrje gjatë muajit të fundit se kjo nuk është një protestë për hallet e partive dhe as për persona të veçantë. Ky është një tubim që kërkon të tronditë me pjesëmarrje massive krejt qeverinë.

Dilema me e madhe e protestave dhe sidomos e kësaj proteste kombëtare është nëse do të ketë dhunë. Këto dilema i larguan dje dy liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Pas takimit me aleatët, Lulzim Basha bëri një deklaratë që i jep tubimit masiv pamjen e një manifestimi qytetar. Ai deklaroi se do të jetë në protestë me familjen, gruan dhe dy vajzat e tij. “Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë dhe as spektakël. Do të jetë një protestë paqesore”,- tha kreu i PD. Me këtë deklaratë ka hedhur poshtë çdo spekulim politik dhe mediatik se protesta mund të ketë akte dhune nga ana e pjesëmarrësve. Segmente të qeverisë dhe medias që janë investuar këto ditë për një përplasje të dhunshme, kanë qakulluar dje dhjetëra variante për dhunë dhe persona me rrezikshmëri që do të jenë në protestë. Përballë këtyre spekulimeve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli dje qartë duke rrëzuar çdo projekt tensioni. E pyetur për një skenar të mundshëm dhune, Kryemadhi deklaroi se ky është manifestimi i shqiptarëve. Kryetarja e LSI deklaroi se në protestë do të jenë gratë dhe vajzat që nuk kanë sesi të ushtrojnë dhunë. Për kryetaren e LSI, protesta do jetë paqësore dhe më madhështorja. “U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, medias, vajzave dhe grave, të vijnë për të protestuar. I ftoj shqiptarët të jenë prezentë me fëmijët sepse nuk ka për të pasur asnjë dhunë. E vetmja dhunë mund të jetë ndonjë provokim i Edi Ramës”,- deklaroi kryetarja e LSI.

Protesta që kur u ideua nga opozita u etiketua nga qeveria si një plan për trazira, si një projekt për bllokimin e reformës në drejtësi, apo si një barrikadë që i bëhet integrimit. Këto teori do të përdoren edhe në vijim për të dekurajuar dhe larguar njerëzit. Pavarësisht nëse qytetarët besojnë apo jo në kauzat e opozitës, protestat është një shenjë e manifestimit të demokracisë. Në demokraci qytetarët mund të protestojnë kurdoherë kur u preken interest ekonomike apo politike. Një protestë nuk e dëmton integrimin e Shqipërisë në BE, përkundrazi kur njerëzit dalin në rrugë kundër keqqeverisjes e bëjnë vendin dhe më europian.

Në sheshin përballë kryeministrisë nuk është dita e partive. Eshtë dita e qytetarëve të zhgënjyer, e të përbuzurve, e të harruarve dhe të mashtruarve nga qeveria. Eshtë dita e atyre që kërkojnë një vend më të mirë për të jetuar.

Qamil Xhani

SHKARKO APP