Ekipi izraelit shpëton nga “islamikët”, por në qiell kërkojnë ulje emergjente

Mbi 2 mijë policë siguruan ekipin e futbollit të Izraelit. Por izraelitët shpëtuan për mrekulli, pak pasi lanë Tiranën me avion.

Një mrekulli në udhëtim e sipër shpëton ekipin izraelit nga një tragjedi e mundshme. Humbja e presionit në fluturim dhe dëmtimi i krahut të majtë të avionit me të cilin udhëtonte ekipi i Izraelit ka qenë shkaku i uljes emergjente në pistën e aeroportit të Rinasit, pesë minuta pasi ata ishin ngritur nga pista e fluturimit.

Kështu raporton të paktën Report TV, që ka zbardhur detaje nga shkaqet e kësaj ulje emergjente ku gjithçka është pikasur në fluturim dhe fatmirësisht 93 pjesëtarët që ishin në bordin e avionit Boing nuk pësuan asnjë dëmtim.

Në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës disa orës pas ndeshjes ku izraelitët fituan 0-3 me Shqipërinë ata u larguan me avionin që mbërritën, por pas defektit të konstatuar në ajër pasi avioni humbi lartësinë dhe shpejtësinë, ata u ulën sërish në pistë. Një avion tjetër erdhi nga Izraeli dhe në mesditë pasi qëndruan për afro 9 orë në terminalin VIP të aeroportit ata u larguan pa asnjë problem. Ekipi mbërriti rreth orës 14:53 minuta me orën lokale në Izrael ndërsa mediat atje e përshkruajnë si një mrekulli konstatimin e defektit para se të ishte vonë.

Izraelitet shpëtuan në tokë nga “islamikët” e pompuar, por në qiell avioni iu pësoi difekt, çka mund të sillte një tragjedi e madhe. Por piloti e ka vënë re shumë shpejt difektin dhe ka kërkuar ulje emergjente në Rinas.

SHKARKO APP