Ekskluzive për “KOHA JONE/Agron Gjekmarkaj: Opozita e bashkuar e rrëzon Ramën. Nëse nuk e bën, do akuzohet për TRADHTI KOMBETARE!
– Intervistë ekskluzive e analistit Agron Gjekmarkaj dhënë KOHA JONË-
1-Z. Gjekmarkaj prej më shumë se një jave qytetet kryesore të vendit, kryesisht Tirana, u kthyen në sheshe përplasje mes të rinjve dhe policisë. Çfarë ishte kjo revoltë që shpërtheu në mënyrë gati të papritur? Dhe a mendoni se u shua nga dhuna e qeverisë apo kaq ishte si një flakë kashte?
Agron Gjekmarkaj: Ekzekutimi i të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie ishte shkendija që ndezi zemërimin e tyre. Në shumicë ata ishin djem e vajza bij të mjerimit, të mungesës së përspektivës ku edhe shpresat janë të korruptuara. Ata protestonin për “inekzistencen” e tyre në një shtet ndërtuar mbi tarafin që ju dhunon prindërit të cilët nuk reagojnë nga frika se mos humbasin vendin e punes. U shfaqen në sheshe për të kthyer në shoqeri garen e mundësive të prishur nga fëmijët e pushtetit dhe oligarkisë që pranojnë si legjitim korrupsionin e baballarëve. Vrulli i tyre, i ditëve të para ishte në sintoni me arrogancen e Kryeministrit që sillet krejt si sundimtar me pushtet të pakufizuar. Secili prej tyre ishte ambasador i ndjesive që zotërojnë shoqerinë tonë sot e cila është mbyllur në labirinthin e frustimit. Ata paralajmeruan Edi Ramen dhe pushtetin nëse tenton të vjedhë zgjedhjet e 25 Prillit se çfarë e pret. Nuk ishte një flakë kashte. Ajo e përmbushi misionin e vet paralajmërues ndaj shoqerisë dhe Ramës. Shoqerisë duke i kujtuar se të drejtat nuk merren me lutje dhe se nënshtrimi është armiku më i madh i demokracisë, ndërsa Kryeministrit që sundimit duhet ti japesh fund me votë të lirë në mënyrë që ata të mos mblidhen serish. Po dhuna pinoçetiste luajti një farë roli në zvoglimin dhe shkurtimin e ditëve të saj, por jo shumë , qellimi i saj mendoj ishte për kaq, të përcillte këtë mesazh. Dhuna e shumëfishon motivin e zemërimit.
2- Kur policia dukshëm është vënë në shërbim të kryeministrit, bile nuk kursen as gazetarët, aq më pak qytetarët; çfarë parashikoni të ndodhë më 25 prill: dhunë, vjedhje votash apo kaos civil ku nuk dihet fundi?
Policia ka në gjirin e saj edhe ndopak profesionistë të nderuar të cilët gjithnjë e më teper po mbeten në hije dhe po zvoglohen. Nga viti në vit ‘policia që duam” po merr karakter politik dhe ideologjik me rekrutime partiake. Dora që gjuajti mbi Klodian Rashen është trimeruar nga gjuha dhe gjestet që kanë karkterizuar kupolen drejtuese të ketij institucioni vitet e fundit. Sjellja e saj ndaj gazetarëve të kujton regjimin e Lukashenkos. E filluan me Alfred Lelen kur u shemb Teatri Kombetar, per ta “zbukuruar” fytyren e dhunes me ndalimin e Xhoi Malesise se Oraneës dhe Qamil Xhanit, Kryeredaktor i gazetes “Koha jonë” . Personalisht e shoh policinë të bërë njësh, jo me shtetin, por me pushtetin. Mbyllja e hetimeve për dosjen 184 është deshmi që edhe drejtesi e “re” po lind e vdekur dhe po ju lë dorë të lirë agresorëve të votës. Ende ka që presin një fjalë nga ambasadorja amerikane Juri Kim për këtë tragjedi që u shnderrua në komedi.
Jam bindur që Edi Rama po përgatit një maskaradë elektorale në stil të gjërë me të gjitha format e manipulimit të votes të dukshme dhe të padukshme, por po kaq mendoj se do ketë një përballje mes kësaj tentative dhe një zemërimi të madh popullor që ndihet kudo kundër tij. Mbetet për tu parë sesi do të ndeshen fuqia e pjesmarrjes me atë të manipulimit. Në shoqëri duket se ka një hambar votash kundër Rames, i mbetet Opozites të garantojë me një strategji racionale mbrojtjen e votës dhe mbi të gjitha të hipotekojë besim tek shoqeria. Rama tashmë i ka humbur zgjedhjet dhe nëse mbetet në pushtet kjo ndodh për fajin e Opozites e cila hipotetikisht do të meritonte të akuzohej për tradheti kombetare paçka se nuk besoj të vijë dita për të tilla përcaktime.
3- Si e komentoni emërimin e Blendi Çuçit si ministër i Brendshëm?
Që në komentin e parë e cilesova Blendi Cucin një person të edukuar dhe jo irritues në komunikim. Ai nuk është një përfaqësues tracional i Partisë Socialiste, por i grupit miqesor historik të Edi Rames, një person shumë i afërt i tij që siç e tha Rama vetë as nuk i është marrë mendim që të bëhet minister i brendshem; thjeshtë është urdheruar dhe ai është bindur. Një minister totalisht i bindur pa asnjë nuancë kundërshtie plus Drejtorin e Përgjithshem të Policisë Ardi Veliun, vegël kryekëput politike janë një shënjë shumë e keqe për stinen dhe procesin elektoral në të cilin jemi. Sander Lleshaj dukej mjaft i bindur deri në faj ndaj Edi Rames, por ja që sipas Rames nuk paskesh qënë edhe aq, ndaj e shkarkoi dhe e zevëndësoi me Çuçin.
Zot, bëji endërr këto që po them!
Shpresa vdes e fundit. Uroj që zoti Cuci të ngrihet në lartësinë e premtimit që dha diten e parë të punes. Një shans e meriton gjithkush. Uroj që etika e tij personale të triumfojë mbi nevojën aspak etike të Edi Rames për sundim ndonëse shpresë kam pak, boll pak !
4-Duke parë dhunën në rritje nga qeveria a mendoni se PD dhe LSI duhet të futen në një listë të përbashkët në zgjedhje apo më mirë në dy koalicione të ndryshme me motiv rrëzimin e Edi Ramës?
Së pari dy partitë duhet të firmosin një pakt bashkëqeverisje para qytetarëe shqiptare përtej strategjisë që përdoret për të maksimalizuar votën. Ata duhet të bëjnë sondazhe e kalkulime racionale dhe sipas tyre të vendosin për mënyren se si do të jenë fitues. Personalisht gjykoj në këtë pikë ku jemi është më e udhes me dy kualicione duke gjykuar mbi historikun dhe mardhëniet që këto parti kanë me elektoratin. Më ngjan më efikase.
5- Kryeministri Rama sulmon vetëm Presidentin Meta, ndërsa liderin e Opozitës e merr me të mirë aqsa gati-gati e quan të pafajshëm në protestat kundër qeverisë. Komenti juaj?
Kjo është një taktikë diversioni e ngjashme me atë të vitit 2017, por me sa shoh nuk po gjen tokë pjellore. Në këtë mënyrë ai do të krijojë terren për të rritur pemen e iluzioneve dhe demotivuar qytetarët.
Pastaj Presidenti dhe Kryeministri njihen herët, kanë bashkëpunuar më njëri tjetrin e po ashtu janë përplasur. Në bindjen time Rama e ka frikë Ilir Meten për arsye që i dimë dhe që nuk i dimë dhe kërkon ta izolojë, dobësojë dhe parodizojë . Në optiken time Presidenti prej dy vitesh po bën një betejë dinjitoze në mbrojtje të Kushtetutës dhe standarteve demokratike në vend i pa kompleksuar aspak nga propaganda. Po kaq Meta ka ditur që në çdo moment final ta kapitalizojë maksimalisht vetveten dhe dikur forcen e tij politike. Meta sipas meje e ruan në çdo moment një befasi. Nga ana tjeter nuk shoh që Basha të jetë joshur apo gezuar nga diversioni i Rames, ndaj ai po vazhdon normalisht aksionin e vet politik në të gjitha kuptimet e fjales . Rama aleatin më të madh ka diversion siç ka armik zhgenjimin e opinionit publik.
6-Sot Presidenti iu përgjigj kryeministrit se “nuk bëj inskenime, pasi dal hapur dhe Manifestimin tjetër të fundit do të largoj nga pushteti ty dhe mafien”. Çfarë donte të thoshte me këtë Presidenti; si do ta largojë me një Manifestim?
Unë mendoj se Presidenti i referohej demostrimit masiv të 2 Marsit ku ai thirri një miting në mbrojtje të kushtetutes dhe qytetarët ju përgjigjen në mënyrë mbreslenëse ! Së dyti me këtë thënie Ilir Meta mohon të jetë ai pas protestes të rinjëve dhe gurrieljes urbane e cila pat shumë më pak pjesmarres se tubimi i 2 Marsit. Nuk duket se ka më kohë për manifestime ku forca të jetë qellim në vetvete duke përjashtuar ndonjë rastesi fatkeqe. Ligjerimi i Presidentit gjatë kësaj kohe po ndjell qytetarët në “manifestimin” e 25 Prillit, në një lloj referendum kunder Edi Rames, kështu e lexoj unë. Ai po i thotë, “të mitë janë shumë me tepër se disa qindra të rinj e më të vendosur”.
7-Si e gjykoni lidershipin e Lulzim Bashes dhe përgatitjet e PD dhe Opozites në tërësi për të ardhur në pushtet
Lulzim Basha ka treguar vendosmeri dhe lidership gjatë këtyre katër viteve. Në fillim me vendimin e diskutueshëm dhe të kritikueshem për të larguar një pjese të elites “së vjeter” të PD së, me djegien e mandatëve dhe bojkotimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Po ashtu ka udhehequr protestat më të mëdha e më të pazakonta në historinë e pluralizmit. Po ashtu Basha shfaqet një person shumë i edukuar dhe aspak arrogant në komunikim me njerëzit. Nga pikëpamja e programit ekonomik e jo vetem po prezanton një ofertë serioze. E shoh vazhdimisht duke përcjellë mesazhe inkurajuese shtresave dhe grupeve të shoqërisë. Po degjon , po mbledh dhe po del në konkluzione duke konsumuar një fushatë moderne sidomos në kushtet e pandemisë. Po kaq procesi i zgjedhjes së kantidatëve për deputet nga një komision i posacem ishte një ushtrim demokracie dhe heqje dorë nga pushteti personal. Por komisioni shqyrtoi oferat partike e asgjë më shumë.
Nga ana tjeter duket sikur Basha lë përshtypjen e riciklimit në grup, pa një qarkullim të vertetë elitash, pa një reformim nga pikëpamja ideologjike e së djathtes apo nga gabimet e së kaluares. Vertetë ai largoi grupin e vjeter drejtues bashkëpunetor të Sali Berishes, por nuk u tregua kaq tempist në krijimin e kundrafigurave të reja me përjashtim të Gazmend Bardhit i cili e ka përmbushur portretin e vet si Sekretar i Përgjithshëm. Hapja e partisë kaq e kërkuar nuk po ndodh me shpejtësinë që koha e lyp. Sigurisht tërmeti dhe pandemia, sidomos kjo e dyta nuk e kanë favorizuar vëmendjen për të tilla dukuri, por ato duhet të kishin ndodhur gjithsesi si garanci besimi. Hapja nuk është rekrutim i minutës së fundit në listat për deputet. Sigurisht ato kanë rendësi në cilesinë, po nuk janë proces. Ajo është diçka strukturore e njëkohesisht mendësi që duhet të prodhojë standarte. Ndërdyzjet për të caktuar drejtuesit politik ku edhe do të duket raporti i tij me risitë dhe ofertat po kaq krijojnë një farë plogeshtie të mbështetësit që duan veprim. PD, si forcë madhore, nuk mund të sillet gjithmone rreth vetvete, rreth të njëjtëve; drejtorë, ish kryetar të bashkishë, ish ministra , zëvendës ministra ende pa identitet apo ish deputet, votuesit në 30 vjet fyhen nëse gjithë jetën votojnë për mirëqënien apo rehatinë psikologjike të nja 300 vetave. Kjo nuk do të thotë që gjithë këta nuk janë një forcë madhore kontributi e eksperiece për një aset kombetar si PD.
Në tërësi e vlersoj pozitivisht sjelljen e Lulzim Bashes dhe gjykoj se shoqeria ka hedhur vështrimin mbi të duke e “matur “dhe “prerë” kostumin për Kryeministrin e ardhshem. Në këto muaj që kanë mbetur Basha duhet të dijë të kthejë asaj veshtrimin e së bashku me të krejt opozitën, bashkë me LSI, duhet të guxojë në gjithçka. E përsëris nëse ajo lejon që Edi Rama të mbetet në pushtet meriton të akuzohet për tradhëti kombëtare. Rrotacioni duhet të ndodhë. Opozita duhet ta mbrojë atë. Shqipëria e pret!
8-Si mendoni qeverinë e re pas zgjedhjeve të 25 prilli?
Si e mendoj unë dhe si mund të jetë ajo janë dy gjëra të ndryshme. Një qeveri duhet të jetë sa më përfaqësuese , një gërshetim organik mes elementit politik dhe atij profesional e intelektual. Në politikë në qeverisje duhet te ketë vend për elitat. Por elitat kanë një problem të madh, cv-në e tyre e kanë bërë vetë, atë nuk ua ka shkruar shefi e as partia se të tilla janë të rrezikshme sepse nuk të quajnë Ismail Qemal, Skenderbe, Odise, nuk janë servilë, nuk firmosin në tym, nuk janë as hajdutë. Ato e udheheqin ndryshim, por varet sa partitë fituese do ta duan atë. Nënmediokriteti është garanci amë e madhe për tiraninë e lidershipit. Ajo ushqen idhujtarinë, “besnikerinë” dhe përdhunimin e ligjit e të karakterit. Për mua qeveria me e mirë ka qënë ajo e Sali Berishes në mandatin 2005-2009. Në të gjindej ky gershetim subjektiv. Por një qeveri të Opozites të kryesuar nga Lulzim Basha e shoh në çdo rast më cilesore se këtë qe kemi sot, të pakten në këtë moment e kam këtë bindje deris akoha të më japë të drejtë apo të me përgenjeshtrojë. Por sot vendi ka një nevojë kryesore largimin e Edi Rames , të tjerat më pas… !
9) Si e gjykoni viziten dhe qendrimin e Presidentes së Kosoves Viosa Osmani në Tiranë.
Shijet e mia për politiken e Kosoves kanë mbetur tek LDK-ja e Ibrahim Rugoves, Sabri Hamitit, Fehmi Aganit, Idriz Ajetit, Zejnullah Rrahmanit etj e cila dukej si bekim për krejt boten shqiptare. Vjosa Osmani me kujtoi diçka prej tyre. E artikuluar trime dhe patriote e cila u sulmua egersisht nga propaganda e Edi Rames dhe më shumë nga ai vetë me sjelljen e tij kaq të dënueshme si Kryeminister, si intelektual e në fund si burri që nuk u tregua. Zonja Osmani foli për të gjithë ne që nu deshem shkembi territoresh, që Vuçiç na dukej përfaqësues i genocidit serb në Kosovë dhe jo miku Aleksander, që nuk deshem tra mes trojeve tona, që nuk duam paternalizem fyes për Kosoven. Qysh kur trokiti liria një Kryeminister shqiptar nuk ishte sjellë kështu me një President të Kosoves. Rama e theu edhe këtë traditë.