Ylli Manjani: Edi Rama urdhër ministres dhe kryeprokurores për “financierin e drogës”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish për ekstradimin e Nezar Seitaj.

”Më datë 10.01.2018 Prokuroria e Përgjithshme i ka referuar zyrtarisht praktikën e ekstradimit Ministrisë së Drejtësisë. Ministrja e Drejtësisë e firmos ekstradimin me datë 11.01.2018! Kulmi i shpejtësisë! Vetëm një ditë! Po me datë 11.01.2018 Ministria e Drejtësisë njofton Italianët që të vijnë e ta marrin! Italianët e kanë marrë personin me datë 25. Natyrisht ata e kishin me nge, se nuk ishin pjesë e lojës”,-shkruan Manjani në rrjetin social facebook.

Manjani shkruan se Ministrja e ka të detyruar me ligj, që në një periudhë 30 ditore të bëjë verifikimet e nevojshme. E kundërta ka ndodhur në këtë rast, dhe për këtë ish-ministri e lidh me ”porosinë” që iu dha Ministres së Drejtësisë, por edhe Prokurorisë nga kryeministri Rama.

”Ligji lejon një periudhë 30 ditore ministrisë pikërisht për të bërë verifikimet e nevojshme! Dhe për çdo person që gjendet në burg, pyetet administrada e burgjeve. Që ta mësojë zonja Ministre! Por Ministrja e ka mbyllur vetëm për një ditë! Kështu e ka pasë “porosinë”! Prokuroria, edhe ajo veproi në kohë rekord sipas të njëjtës “porosi”, është vendi ku u gatua gjella e Ekstradimit”,-vijon më tej komenti i Manjanit.

Në fund shkruan se: “Porositësi” (Edi Rama) donte me çdo kusht të largonte “sikletin” sepse po fliste. Paradoksi është se ne presim që Prokuroria të arrestojë veten dhe “porositësi” të shkarkojë ato që i urdhëroi të kryenin krimin! E pamundur! Duhet rrugë tjetër…

Statusi i plotë e Ylli Manjanit

“Shpejtësia” është prova…

Ekstradimi i Nazar Seitit është më i shpejti i bërë ndonjëherë. Ka disa fakte kokëforta që flasin shumë.

1.Më datë 10.01.2018 Prokuroria e Përgjithshme i ka referuar zyrtarisht praktikën e ekstradimit Ministrisë së Drejtësisë.

2.Ministrja e Drejtësisë e firmos ekstradimin me datë 11.01.2018!!!

Kulmi i shpejtësisë! Vetëm një ditë!

3.Po me datë 11.01.2018 Ministria e Drejtësisë njofton Italianët që të vijnë e ta marrin!

4.Italianët e kanë marrë personin me datë 25. Natyrisht ata e kishin me nge, se nuk ishin pjesë e lojës.

Çfarë tregon kjo shpejtësi në vendimmarrje?

Thjesht nevojën për të larguar sa më shpejt një “siklet”! Mesa duket ai vërtetë ka dashur të rrëfehet! Praktikisht, firmosja me sy mbyllur e ekstradimit nga ana e Ministres, tregon se ajo ka qenë pjesë e një skenari të organizuar mirë! Nuk është ajo drejtuesja e këtij operacioni kriminal kundër drejtësisë!

Jo! Ajo është pjesë. Detyra e saj ishte të firmoste me shpejtësi një “praktikë që po vjen nga Prokuroria”. Kështu funksionon zbatimi i porosisë “nga lart”. Kjo shpejtësi nuk e ka lënë dot as të mendojë e jo më të verifikojë, personelin e Ministrisë që merret me këto praktika! Meqë ra fjala, asaj zyre nuk i shket asgjë! Por nëse nuk i lihet koha e domosdoshme për verifikime, ata s’mund të garantojnë dot asgjë!

Ligji lejon një periudhë 30 ditore ministrisë pikërisht për të bërë verifikimet e nevojshme! Dhe për çdo person që gjendet në burg, pyetet administrada e burgjeve. Që ta mësojë zonja Ministre!

Por Ministrja e ka mbyllur vetëm për një ditë! Kështu e ka pasë “porosinë”! Prokuroria, edhe ajo veproi në kohë rekord sipas të njëjtës “porosi”, është vendi ku u gatua gjella e Ekstradimit!

Mbyllën fët e fët, pa asnjë apel procesin e ekstradimit në gjykatë! Injoruan tërësisht punën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ja cuan dokumentat e pa verifikuara… Pra shpejtësia ishte mjeti që “hutoi” specialistët dhe prokurorët e thjeshtë! Ata nuk patën kohën e nevojshme që jep ligji për verifikime të nevojshme.

Mbledhjen e informacionit nga prokrori të ndryshme e ka detyrë ekskluzive Prokurori i Përgjithshëm! Askush tjetër në prokurori! Por “shefet” (Prokurorja dhe Ministrja) e dinin shumë mirë se cfarë po bënin, sepse “porositësi” është i njëjtë! Ndaj smund të lejonin verifikime të mëtejshme

“Porositësi” donte me çdo kusht të largonte “sikletin” sepse po fliste. Paradoksi është se ne presim që Prokuroria të arrestojë veten dhe “porositësi” të shkarkojë ato që i urdhëroi të kryenin krimin! E pamundur! Duhet rrugë tjetër…

SHKARKO APP