Ekstradimi i Seitit, Luan Rama: ”Peshku i madh” u arratis me ndihmën e shtetit

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar për ekstradimin e Nezar Seitit, i njohur si ”Financieri” i Habilajve drejt Italisë, me vendim të firmosur nga Ministria e Drejtësisë. Rama shkruan se ky është një rast skandaloz ku janë shkelur një sërë ligjet. ”Është shkelur Kodi i Procedurës Penale (nenet 449 dhe 500); është shkelur edhe Ligji për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë (nenet 40 dhe 41)”,-shkruan Rama.

Në një postim në Facebook, Rama thotë se është skandaloze të nisë hetim administrativ, ndërkohë që duhet të ketë hetim penal për rastin në fjalë. Më tej ai shkruan se ekstradimi i paligjshëm i të vetmit “peshk të madh” të trafikimit të drogës, u bë nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit.

”Naiviteti apo injoranca e deklaratës së Prokurorisë së Përgjithëshme dhe e Ministrisë së Drejtësisë se nuk kishin dijeni që ai ishte i arrestuar apo që ndaj tij nuk kishte filluar çështje penale, nuk mund të jenë justifikim e aq më pak argument, për të mbuluar shkeljet e rënda ligjore”,-shton më tej nënkryetari i LSI-së.

Statusi i plotë i Luan Ramës:

I arrestuari për trafik droge ”arratiset” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit!

Është i paprecedent dhe skandaloz rasti i ekstradimit për në Itali të shtetasit Nezar Seitaj, i ndaluar me urdhër-ndalimi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që prej datës 19 tetor 2017. Është shkelur Kodi i Procedurës Penale (nenet 449 dhe 500); është shkelur edhe Ligji për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë (nenet 40 dhe 41)!

Në këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda duhej të kishte nisur menjëherë hetimin e këtij skandali, që përbën gjithashtu një krim të rëndë shtetëror!

E meqë nuk ka njoftim ta ketë bërē, është në kohë ta bëjë sa më parë, duke filluar çështjen penale në ngarkim të autorëve që organizuan dhe realizuan në bashkëpunim ekstradimin e paligjshëm të të vetmit “peshk të madh” të trafikimit të drogës që kishin të arrestuar, i cili u “arratis” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit!

Sepse është skandaloze që Prokuroria ka nisur një “hetim administrativ” për prokurorët që arrestuan dhe hetonin trafikantin, ndërkohë që do të duhej të ishin arrestuar tashmë, më e pakta për shpërdorim detyre dhe pengim te hetimit të gjithë ata që në bashkëpunim organizuan dhe realizuan ekstradimin e paligjshëm!

Naiviteti apo injoranca e deklaratës së Prokurorisë së Përgjithëshme dhe e Ministrisë së Drejtësisë se nuk kishin dijeni që ai ishte i arrestuar apo që ndaj tij nuk kishte filluar çështje penale, nuk mund të jenë justifikim e aq më pak argument, për të mbuluar shkeljet e rënda ligjore!

Kështu ndodh kur shteti është kundër drejtësisë dhe kur reforma në drejtësi është e kapur politikisht!

SHKARKO APP