Emergjencat: Situata do vijojë të jetë e rëndë. Vlora e Fieri, zonat më kritike

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit informon se situatat e krijuar nga reshjet do të vijojë të jetë e rëndë. Në komunikatën e orës 15:30, Komiteti i Emergjencave informon se qarqet më kritike janë Fieri dhe Vlora. Ndërkohë që disa ura në vend rrezikojnë shembjen. Më kritike është situata në urën e lumit Devoll dhe urën e Urës Vajgurore.

Ajo që cilësohet si pozitive është ulja e nivelit të prurjeve në Lumin Vjosë. “Pas mesditës, kuotat e lumit Vjosë në Përmet ka rënë në nivelin 5,5m, ndërkohë që në Memaliaj kjo kuotë ka shënuar vlerën 6,2 m nga 9 metër  që shënonte në orën 08:00 të ditës së sotme”,- thuhet në njoftimin e Komitetit të Koordinimit të Emergjencave.

Situata e përmbytjeve në gjithë vendin

Situata ka vijuar të jetë shumë e rënduar, veçanërisht në qarqet e prekura më tepër, Fier dhe Vlorë. Autoritetet shtetërore dhe forcat e angazhuara në operacionet e menaxhimit të emergjencës kanë vazhduar pa ndërprerë as natën dhe as ditën përpjekjet me intensitet të lartë.

Gjatë orëve të fundit, kanë vazhduar operacionet e kërkim shpëtimit, të evakuimit dhe ato të rifunksionalizimit të infrastrukturës kritike.

Është bërë e mundur që të shpëtohet jeta e shumë personave nga rreziqe akute për jetën, falë angazhimit të mrekullueshëm të forcave të angazhuara në përballimin e emergjencës.

Në Fier dhe në Vlorë ka vijuar evakuimi i banorëve të kërcënuar, të cilët janë strehuar në qendrat e pritjes apo tek miq e të afërm personalë.

U arrit që të zgjidhej problemi i krijuar me nënstacioni e Zëmblakut në Korçë.

Kanë paraqitur probleme disa ura si ajo mbi lumin Devoll në Korçë, dyshime për sigurinë në urës në Urën Vajgurore, dëmtime të një argjinature pranë lumit Drojë në Mamurras etj…

Në ujësjellësin e Krujës po vijojnë punimet për riparimin e problemeve. Punohet edhe për riparimin e ujësjellësve në Muhar dhe Çidhën të DIbrës. Po ashtu, vijon puna për riparimin e disa urave në Gjoricë, Lurë dhe Kala të Dodës në Dibër.

Pas mesditës, kuotat e lumit Vjosë në Përmet ka rënë në nivelin 5,5m, ndërkohë që në Memaliaj kjo kuotë ka shënuar vlerën 6,2 m nga 9 metër  që shënonte në orën 08:00 të ditës së sotme.

Funksionimi i plotë i hidrovoreve ka qenë dhe mbetet një ndër elementët më pozitivë gjatë kësaj gjendjeje të rëndë.

Situata do të vijojë edhe më tej të mbetet e rëndë dhe, për këtë arsye, kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim i gjerë dhe solidaritet.

Shqipëria prej dy ditësh ndodhet në gjendje alarmante, ku shumë zona janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut.

Po duket, se qyteti më i prekur, është ai i Fierit, ku qindra hektarë tokë dhe dhjetëra banesa ndodhen nën ujë.

Nga disa pamje të marra me dron, shihem qartë shtëpi të përmbytura.

VIDEO/RAPORTIMI NË KOMITETIN E KOORDINIMIT TË EMERGJENCAVE CIVILE

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155360346981523/

Mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe solidariteti konsiderohen si faktorë të rëndësishëm që kanë lehtësuar përballimin e situatës. Si përherë, qytetarët shqiptarë i kanë “konkurruar” në mënyrë mbresëlënëse kapacitet publike të akomodimit përmes hapjes së dyerve për të pritur miq, të afërm apo edhe të panjohur në banesat private.

Komiteti u bën thirrje qytetarëve që vijojnë të dëgjojnë, të bashkëpunojnë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve shtetërore përgjegjëse, veçanërisht ato që lidhen me evakuimin, i cili mbetet ende mjeti më i rëndësishëm për të shmangur pasojat e rënda për jetën në këto momente.

LEXONI EDHE:

Kryemadhi: Koha nuk pret. Rama të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Rama viziton Novoselën: Situata më pozitive se në 2015

Ambasadori Lu zbret në terren me ministren Xhaçka

Klosi: Biznesi, kontribut i rëndësishëm për përballimin e situatës

Vijon alarmi, nesër shtrëngata shiu. Ja kur tërhiqet Vjosa

Deputetët në terren me çizme llastiku

Çahet argjinatura e Semanit, rrezikohen katër fshatra

SHKARKO APP