Era Istrefi dhe tifozët e Zvicrës mblidhen në Presidencë (VIDEO)
Ndeshja e kësaj të mërkure mes Zvicrës dhe Kosta Rikës u ndoq me emocione dhe në ambientet e Presidencës shqiptare. Kreu i shtetit Ilir Meta, ashtu si dhe për ndeshjet e tjera të ekipit të Zvicrës, kishte ftuar të jenë të pranishëm mjaft personalitete të artit dhe të kulturës. Presidenti Meta është ndër tifozët më të flaktë të Zvicrës për shkak se në këtë ekip luajnë 5 futbollistë shqiptarë.
E pranishme në presidencë ishte artistja Era Istrefi, kënga e së cilës mbetet dhe kënga zyrtare e Botërorit Rusi 2018. Era Istrefi ndodhet në këtë aktivitet së bashku me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi. Artisja e njohur ka pranuar ftesën e kreut të shtetit shqiptar Ilir Meta pak ditë para se të niset për në finalen e botërorit Rusi 2018, ku do të marrë pjesë në koncertin përmbyllës të aktivitetit.
Në krah të Presidentit Meta ndodhej edhe kampioni i njohur Gjetan Keta, tenori i mirënjohur Kastriot Tusha, futbollistja e njohur e kombëtares shqiptare për femra, Cyme Lulaj, këngëtarët Kastro Zizo dhe Robert Berisha, si dhe shumë personalitete të sportit e kulturës.
Pas Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në ndeshjen me Serbinë, një tjetër shqiptar ka shkëlqyer sot në ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosta Rikës. Blerim Xhemaili shënoi një super gol në minutën e 31. Kreu i shtetit, Ilir Meta, një tifoz i flaktë i shqiptarëve të ekipit të Zvicrës ka shpërthyer në ovacione gjatë momentit që Xhemaili ka shënuar në portën e kundërshtarit.
Ndeshja u mbyll 2 me 2 dhe Zvicra kualifikohet për më tej në Botëror ku do të përballet me ekipin e Suedisë në turin tjetër me eleminim direkt.
MOMENTI I GOLIT TË XHEMALIT
https://www.facebook.com/kohajone/videos/852707658252106/