Era Istrefi ndez finalen e Kupës së Botës. Ndeshja vazhdon 4 me 2
Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam kanë ndezur finalen e Botërorit Francë-Kroaci.
Një finale historike edhe për të gjithë shqiptarët. Për herë të parë, një këngëtare nga Kosova interpreton në ngjarjen më të rëndësishme të Botës.
Era i emocionoi të gjithë të pranishmit në “Luzhniki” teksa interpretoi këngën zyrtare të Botërorit “Live It Up”. Ndërkohë, pak para finales së madhe të Botërorit “Rusi 2018”, trofeu është gati dhe është sjellë në stadiumin ‘Luzhniki’ në Moskë, ku do të zhvillohet finalja.
Ajo është mbajtur i futur në një kasafortë për arsye sigurie.
Ndeshja Francë-Kroaci 2 me 1
Është duke u zhvilluar në “Luzhniki Stadium” finalja e madhe e Botërorit Rusi 2018, ku Franca dhe Kroacia kërkojnë të bëjnë historinë.
Kroacia e nisi mjaft mirë këtë ndeshje, duke qenë ajo më kërkuese, duke dashur të befasoi që në fillim Francën. Në 10 minutat e para të ndeshje ishin pikërisht kroatët ata që me Perisic e Rakitic u shfaqën rrezikshëm në portën e mbrojtur nga Lloris.
Ishte pikërisht Mario Mandzukic heroi i Kroacisë ndaj Anglisë, por finalja ka nisur tmerrësisht keq për kroatin, i cili në minutën e 18 ka shënuar autogol. Ishte një goditje dënimi dhe krosimi i Griezmann është devijuar pak nga kroati dhe Subasic është mposhtur.
Kroacia kërkon barazimin dhe Perisic në të 27’ shpërthen, por ndalohet nga Kante, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.
Nga ky aksion Perisic barazon shifrat me një gjuajtje të fortë nga brenda zone (29’). Ndërsa në minutën e 37 penallti për Francën. Dhe 2 me 1 për Francën.
Pjesa e parë u mbyll 2 me 1 për ekipin francez.
Vazhdon pjesa e dytë. Në minutën e 60 shënon Pogba golin e tretë. Në minutën e 65 shënon Mbape. Shënon Kroacia në minutën e 69 me një gafë të portierit francez Lloren. Portieri i jep topin sulmuesit kroat i cili shënon.
Formacionet e dy skuadrave
Franca: Lloris; Pavard, Varane, Umtit, Hernandez; Kante, Pogba, Matuidi; Mbappe, Griezmann, Giroud.
Kroacia: Subasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Brozovic, Rakitic; Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic.
Para nisje së takimit, në ceremoninë hapëse të kësaj finaleje, ishte këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi, e cila interpretoi së bashku me Will Smith dhe Nicky këngën zyrtare të Botërorit “Live It Up”.
***
Një sfidë që sheh të përballen me njëra-tjetrën Francën, një skuadër me vazhdimësi të drejtuar nga Deschamps, që kërkon titullin e dytë kampion të botës pas atij të vitit 1998, e Kroacinë, një kombëtare e drejtuar me sukses nga Zlatko Daliç deri në këtë arritje historike, finalja e parë në një Botëror. Mes tyre do të jetë argjentinasi Pitana, arbitri që do të gjykojë një ndeshje me shumë kampionë në fushë, ku spikasin veçanërisht sulmuesit: Mbappe dhe Griezmann nga njëri krah dhe Perisiç e Mandzukiç, nga ana tjetër.
Ndeshja e sotme mund të konsiderohet padyshim si ajo e ëndrrave, thënë ndryshe ajo që vendos se cili do të ngrejë trofeun më të lakmuar nga çdo futbollist në mbarë botën.
Veç Nestor Pitanas, i lindur në 1975-n, që do të vërshëllejë fillimin dhe mbarimin e sfidës në “Luzhniki” të Moskës, edhe asistentët e tij në sfidën Francë-Kroaci do të jenë nga Argjentina, Hernan Maidana dhe Juan Lattes.
Kjo do të jetë finalja e tretë për “gjelat”, që u ngjitën në majën e podiumit në vitin 1998 dhe e mbyllën me medaljet e argjendta në vitin 2006, pas humbjes me Italinë. Ndërkohë, ky i sotmi është rasti unik dhe historik për Kroacinë për të ngritur lart trofeun e Kupës së Botës, me kroatët që në të njëjtin vit kur “transalpinët” festonin titullin, arrinin rekordin e tyre me vendin e tretë të Botërorit “France ’98”.
Kjo do të jetë përballja e gjashtë mes këtyre dy kombëtareve, me Francën që është në avantazh, pasi nuk është mposhtur asnjëherë, ka arritur 3 fitore dhe dy barazime. Precedenti më i fundit që nuk mund të harrohet është ai i gjysmëfinales së Botërorit “France ’98”, kur kroatët kaluan në avantazh me golin e Davor Suker, por Lilian Thuram do të përmbyste gjithçka në favor të “bluve”.