Erdogan-Nishanit: Shqipëria të pastrojë lidhjet me terroristin Gylen
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe më pas të dy homologët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.
Presidenti Erdoğan në fjalën e mbajtur në konferencën e përbashkët duke vënë në dukje se në takim është biseduar edhe rreth organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ) dhe luftën kundër saj u shpreh: “Është e drejta jonë të kërkojmë që Shqipëria të pastrojë territorin e saj nga elementët të cilët janë kërcënim për Turqinë. Jemi në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe për sigurinë. Vendi jonë është duke dhënë përvojën dhe kontributin e tij për policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Në këtë fushë zhvillojmë trajnime të ndryshme. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.”
“Gjatë takimit me Nishanin folëm edhe për organizatën terroriste FETÖ si dhe luftën kundër saj. Unë e falënderoj personalisht dhe në emër të popullit tim për ndihmën e dhënë ndaj nesh në lidhje me këtë çështje”, ka theksuar ndër të tjera Erdoğan.
http://www.kohajone.com/2016/12/21/erdogan-jam-rritur-ne-duart-e-nje-nene-shqiptare/
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, po zhvillojnë në Turqi një vizitë zyrtare, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Zonjës Emine Erdoğan.
Ditën e parë të vizitës zyrtare në Turqi, Presidenti dhe Zonja e Parë morën pjesë si të ftuar nderi në ceremoninë e inagurimit të Tunelit Euroazia, që kalon nën shtratin e detit e që lidh pjesën evropiane me atë aziatike të qytetit të Stambollit në Turqi, një projekt madhështor ky që i jep zhvillim të mëtejshëm qytetit.
Ceremonia u ndoq nga shumë autoritete turke e të huaja dhe gjatë kësaj ceremonie Presidenti Nishani zhvilloi biseda të shkurtra me Presidentin e Turqisë, si dhe autoritetet e tjera turke e të huaja.
Gjatë qëndrimit në Turqi, Presidenti Nishani do të vijojë vizitën zyrtare në Kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ku do të zhvillojë takime zyrtare me Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, si dhe do të vendosë një kurorë me lule në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut.