Erion Veliaj dhe thertorja e Ramës për kryebashkiakun

Erion Veliaj është përfshirë në një përplasje me Presidentin e Republikës, i shtyrë nga kryeministri ose edhe për ti pëlqyer atij, si shërbetor besnik.

Sot kryebashkiaku poston shënimin e mëposhtëm, me idenë për të karikuar vetveten se nuk ka asnjë shqetsim nga ajo që po përflitet lart e poshtë.

Ja se ç’shkruan kryebashkiaku pasi Elona Guri e LSI ia kujtoi dje me një status therës:

“Shumë më pyesin, pse nuk ju përgjigjesh mallkimeve, shpifjeve e fyerjeve? 

Por nuk është kjo puna jonë miq. Puna jonë janë rrugët, shkollat, kopshtet e parqet si ky investimi në Selitë, ky do mbetet përjetë. 

Jemi thirrur të shërbejmë me energji pozitive, jo me mllef” (Erion Veliaj).

Por realisht Erion Veliaj nuk i ka punët mirë sepse çdo rikthim i Sajmir Tahirit në PS, koka e Veliajt bëhet thertore, sepse miqësia Rama-Tahiri mbetet më e fortë se sa Rama-Veliaj.

Ish-ministri Tahiri fsheh shumë gjëra dhe mbetet një “kasafortë” e madhe për Rilindjen.

Ndaj kryebashkiaku nuk e ka të keqen aty ku shënjestroi, por në Rilindje, e cila do ta shes shumë shtrenjtë, kur të vijë radha për në SPAK.

SHKARKO APP