Erion Veliaj e nis ditën me nxënësit talentë të “World Academy of Tirana”

Erion Veliaj pas takimeve dje pasdite me strukturat e PS së kryeqytetit, ku po takon çdo anëtar e simpatizant të forcës politike ku tashmë është zgjedhur drejtues i PS së Tiranës; ka vazhduar sot paradite në Bashki me disa nxënës talent.

Siç shkruan vetë kryebashkiaku Veliaj se “Me super nxënësit e klasës së 3-të të “World Academy of Tirana”” ai e ka nisur ditën e sotme pikërisht me të ardhmen e Shqipërisë.

Tashmë dihet zyrtarisht se Erion Veliaj do të jetë kandidat zyrtar i PS në zgjedhjet e vitit tjetër për Bashkinë e Tiranës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, deputeti Damian Gjiknuri, tha dje se Erion Veliaj është konfirmuar për mandatin e tretë si kandidat për kryebashkiak, pasi e ka merituar me punën e tij për qytetarët.

SHKARKO APP