Erion Veliaj ikën në Bullgari

“Një vizitë e shpejtë në Sofje, si President i B40-ës.

Faleminderit kryebashkiakut të Sofies, Vassil Terziev, për mikpritjen dhe përfshirjen aktive në rrjetin B40-të. Entuziast për idenë e një fluturimi të drejtpërdrejtë Tiranë – Sofie, jam i sigurt se Ryanair dhe/ose Wizzair do ta marrin parasysh.

*Asnjë udhëtim në Sofje nuk është i plotë pa takuar komunitetin Shqiptaro-Bullgar aty, dhe miq si Elvin Guri (një gur themeli për komunitetin), Vessela Tcherneva (një nga mbrojtëset më të forta për aspiratat e Shqipërisë në BE), si dhe një vizitë në sitin fantastik Campus-X (mezi presim të krijojmë bashkëpunim me Tumo Tirana dhe Piramidën) etj.

Faleminderit ekipit tonë të Ambasadës Shqiptare në Bullgari – shumë krenar për ju dhe profesionalizmin tuaj”- shkruan Erion Veliaj.

 

SHKARKO APP