Erion Veliaj, njeriu i punëve në Tiranë
Erion Veliaj, kryebashkiaku tiranas, mbetet njeriu i punës. I kudogjendur, i papërtuar, praktik, shkon vetë dhe kontrollon e shikon çdo gjë, ai iu gjend Tiranës edhe këtë herë në këtë rrebesh të paparë. Disa ngjarje të cilat ndodhen në autostradë, ndonëse dramatike, por janë punë dhe faji i qeverisë qendrore, e cila duhet të paguajë faturën. Me shtabin e tij të emergjencës në bashki si dhe duke qëndruar vetë ditë-natë në krye të punëve ia doli të kalojë një prej situatave me dramatike. Gjithsesi ky sukes ishte pjesë e një pune të bërë me kohë.
Ndërprerja e reshjeve të shiut, si dhe puna e kryer nga specialistët e UKT-së gjatë këtyre 24 orëve, ka bërë që situata në liqenin e Bovillës të përmirësohet ndjeshëm dhe të rinisë furnizimi me ujë i atyre lagjeve të Tiranës, të cilat një ditë më parë, për shkak të turbullimit të ujëmbledhësit, patën ndërprerje të ujit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot në terren situatën në impiantin e Bovillës, ndërsa bëri të ditur se ka rinisur furnizimi me ujë për ato zona të Tiranës që patën probleme gjatë 24 orëve të fundit. “Falë punës së kolegëve, edhe ndihmës që patëm nga kushtet atmosferike ka dekantuar një pjesë e madhe e turbullirës dhe jemi në një situatë ku praktikisht ky është uji që hyn në Bovillë dhe ky është uji që del nga Bovilla dhe që sot ka cilësinë optimale që uji ka çdo ditë në Tiranë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
Për këtë ai falenderoi punonjësit e UKT-së, të cilët bënë të mundur që brenda një periudhe kaq të shkurtër të monitoronin situatën dhe të kthenin në punë impiantin e Bovillës. “Kanë bërë një punë heroike gjatë gjithë 24 orëve të fundit. E kuptoj që për shumë qytetarë është e vështirë të arsyetojnë se si me kaq shumë prurje nuk kemi ujë në Tiranë. Kjo është shumë e thjeshtë. Prej dherave dhe gurëve që bien, liqeni i Bovillës merr një turbullirë të jashtëzakonshme. Sigurisht, kjo shkakton menjëherë një ndryshim për keq të cilësisë së ujit”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës bëri të ditur se mbyllja e Bovillës ishte e pashmangshme për shkak të nivelit të lartë të turbullirës së ujit, si pasojë e prurjeve të mëdha të shiut.
“Jo vetëm që nuk është hapur liqeni i Bovillës, përkundrazi nuk kemi arritur akoma kapacitetin dhe kjo shpjegohet prej thatësirës masive që kishim në verë. E kemi mirëpritur ujin. Së pari, liqeni nuk është hapur dhe kushdo që përdor ligësi të kësaj natyre për të përhapur panik bën një gabim fatal dhe hyn në histori, jo vetëm si ish-administrator i dështuar i bashkive apo i qeverisë, por sigurisht dhe si një njeri që nuk i do të mirën vendit të vet”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës duke hedhur poshtë aludimet për hapjen e Bovillës.
Në një inspektim në disa lagje dhe ish-komuna të Bashkisë shikoje kudo punonjës të bashkisë duke punuar ose duke shpërndarë ndihma për familjet në nevojë. Ose duke trokitur shtëpi me shtëpi për ti pyetur për ndonjë mundësi ndihme. Në të tilla raste edhe ana njerëzore mbetet një gjë e vyer. Kryebashkiaku është model krejt tjetër drejtimi punëve në komunitet e në shtet. Ndonëse ka një mjeshtri të lindur të reklamimit të punës, por reklamon se ka çfarë të reklamojë, pasi punon.
Erion Veliaj dha një shembull se si punonjësi i shtetit duhet të jetë; i papërtuar, që zgjidh probleme dhe nuk shet mend si ndonjë politkan tjetër që edhe mes llumit dhe ujit thumbon edhe për punët e tij që nuk ia kryen popullit.
Veliaj punon në shtab, në bllok e në unison me të tjerët. Edhe nëse merita i përket atij, ai di ta shpërndajë me bashkëpunëtorët dhe vartësit. Njeh mirë artin e komunikimit dhe bashkëpunimit. Ndaj deri tani mbetet model pushteti. Ka ditur të marrë afër dhe si bashkëpunëtor kryesor në bashki, Arber Maznikun, numrin dy në bashki, i cili është njeriu që ia shton pikët Veliaj dhe bashkisë. Të dy janë një në sensin e punës.
Ndaj Erion Veliaj ka sukses; se punon me pasion, si detyrë shërbimi ndaj qytetarëve dhe me atdhedashuri.