Veliaj: Nuk e kam parë emisionin. S’kam kontaktuar kurrë me Vizion PluS
Kryebashkiaku Erion Veliaj iu është përgjigjur akuzave të PD-së dhe mediave, se ai ka ndërhyrë te Vizion Plus që të mos transmetohet një emision mbrëmjen e së dielës, që fliste për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në Sharrë.
Veliaj thotë se nuk ka ndërhyrë kurrë te Vizion Plus dhe sfidon këdo, që të provojë të kundërtën.
Deklarata e plotë e Kryebashkiakut:
“Jam informuar dje nga nje deklarate e Partise Demokratike dhe mediat e koordinuara prej saj me akuzat e rradhes – thuajse te perditshme – kesaj here per nje emision te patransmetuar ne Vizion Plus.
Me nje mori punesh qe ka Tirana, as nuk kam kohe e as interes te merrem me çdo histori qe shpiken ne dhoma montazhi, seli partie e duzine portalesh prane tyre.
As nuk e kam pare emisionin, as nuk i njoh gazetaret, e as kam kontaktuar KURRE me Vizion Plus.
Sfidoj kedo qe ben gazetari te mirefillte te provoje te kunderten!
Por kushdo qe me njeh, e di se sa i fokusuar jam ne punet e Tiranes e sa nuk harxhoj kohe fare me litanine e perditshme te PD e mercenareve te tyre – se besoj se qyteti ndertohet me pune, jo me helm!
Sigurisht qe per PD e shpuren e tyre, humbja e Tiranes – pa lene asnje gjurme gjate qeverisjes – eshte nje parathenie e humbjes se 3-te rrjesht pas pak muajsh. Por ky nuk eshte problemi im e i Tiranes, njerezit duan pune konkrete e jo baltovine konstante! Te akuzosh te tjeret pa asnje prove per dicka qe sistematikisht e ke bere vete 8 vjet eshte menyra me naive se si te vetediskreditohesh!
Ne 1 vit, Tirana ka hapur 100 kantiere pune – ka me shume rruge, shkolla, kopshte, cerdhe e kende lojrash! Ka sot nje jete artistike, kulturore e turizem te paprecedente me pare. Ka nje Bashki me 3 turne ne pune dhe nje qytet me te paster, me te ndricuar e me te gjelber. Sado te perpiqen me histeri e kuje nuk bindin dot 1 milione deshmitare te ketij ndryshimi frymezues per qytetin e me jehone ne gjthe rajonin.
Une do shqetesohem realisht kur te vije dita qe PD e portalet e saj te mos sulmojne – aty do kuptoj qe s’kemi punuar mjaftueshem ate dite e qe duhet te perpiqem me shume! Por per sa kohe batareja e ligesise nuk ndalet, atehere jemi ne rruge te mbare!
Tani ju lutem na lini te punojme, ndersa ju vazhdoni punen tuaj te shpifjeve dhe sulmeve si cdo dite keto 13 muaj. Me shprese, tek e treta e verteta – humbja e ardhshme – do kuptoni se kjo kulture e shemtuar nuk solli dobi as per ju, se per vendin jo e jo! Puna or miq ju nxjerr ne drite, jo cezma e helmit, sajesave e trillimeve! Ju vazhdoni me sterkembshat, por jua them fort e qarte – TIRANA NUK NDALET!
Me e mira eshte perpara dhe do ta arrijme me 1 milione zemra te tjera me pune te palodhur, optimizem kronik e fokus tek qyteti! Falemnderit”, thotë Veliaj në reagimin e tij.
http://www.kohajone.com/2016/10/10/si-e-bllokoi-vizion-plus-emisionin-qe-tregonte-cfare-ndodhi-ne-landfillin-e-sharres/