Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i ndahet biçikletës

Kryebashkiaku karizmatik i Tiranës Erion Veliaj insiston për të bindur qytetarët se me mirë lëvizni me biçikleta se sa me automjete. Ai shkruan sot se “Kush tha që është shumë vapë për një xhiro me biçikletë? Provo të nisësh mëngjesin me një shëtitje me dy rrotakët në qytet. Është fantastike, më beso!”.

Ai mbetet partizan i një Tirane të pastër, të gjelbëruar dhe stoik i parimeve të tij për një Tiranë ndryshe nga ajo që ishte konceptuar nga paraardhësit. Me sa duket e gjithë puna e tij dhe stafit bashkiak është përqëndruar që njerëzit të edukohen për të shkuar në punë, në takime, xhiro, vizita, e kudo me biçikleta.

Një veprim në shërbim të qytetarëve.

Erion Veliaj, përjashtuar punën e Godinës se Teatrit, e cila duket me shumë si vendim personal i kryeministrit Rama, për punët e tjera e ka bërë bashkinë një bashki europiane.


SHKARKO APP