Erion Veliaj: Po punohet për Terminalin Lindor të Autobuzave dhe Unazën Verilindore te kryeqytetit

“Jemi thuajse gati me Terminalin Lindor të autobusëve, në një hapësirë që dikur ishte djerrë, kurse sot po ngrihet një nga portat hyrëse kryesore në Tiranë. Shërbimi në terminal do të jetë i ngjashëm me atë të një aeroporti dhe vjen si pikë lidhje me transportin urban dhe ndërqytetas.
Koha e “hajde se u mbush” ka mbaruar kur Tirana zgjodhi të jetë një qytet modern!”- shkruan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ky terminal është te TEG.

Foto: Video nga Terminali lindor i autobuzave.

Pak më parë ai ka shpërndarë video tjetër nga profili i kryeministrit ku shikohen punimet në Unazën Verilindore të Tiranës, një autostradë europiane që e kthen qytetin në qytet krejt modern.

“Unaza Verilindore Loti 2, Tiranë ku kanë përfunduar ndërtimet në masën 98%, dhe aktualisht po punohet me shtresat e fundit asfaltike”- sqaron Veliaj në facebook.

SHKARKO APP