Erion Veliaj poston videon se si do jetë Teatri i ri Kombëtar (Video)

Debati zien për Teatrin e ri Kombëtar. Disa kanë idenë se projekti i ri është modern, të tjerë thonë se bëhet gjithçka për truallin e tokës që t’ia japin firmës Fusha. Artistët janë përçarë; dikush thotë se Erion Veliaj i bleu artistët që ndërruan mendje. Bujar Asqeriu u bë pasionant për ta shembur të vjetrin, nga militant heroik që ishte për ta mbajtur në këmbë Godinën e vjetër, tashmë duket se po fle me idenë e një Teatri të ri. Robert Ndrenika bëri një kthesë 180 gradë, pra mori për nga Teatri i ri. Qindra të tjerë protestojnë kundër shembjes, bile dolën para kryeministrisë dhe presidencës në thirrje drejtuar kryetarit të shtetit të mos e dekretojë. Ilir Meta takon, dëgjon palët, pyet specialistë, interesohet se cila mbetet zgjidhja më e mirë, por duket se mënyra e dhunshme e votimit të ligjit, kur ka plot zëra kundër, nuk i pëlqen. Shenjat janë se do ta kthejë edhe njëherë për gjetjen e zgjidhjes me konsensus, siç po punon Veliaj. Megjithatë është herët për të folur për vendimin e Kryetarit të Shtetit.

Opozita deklaron se “vetëm kur të kalojnë fadromat mbi trupat tanë mund të shëmbet Godina historike”. Kryeministri Rama nuk don t’ia dijë, por dhunshëm e kaloi ligjin në parlament. Bile me harbuteri e miratoi. Kryebashkiaku Erion Veliaj mundohet të argumentoj dhe bindë palët se duhet diçka e re, moderne dhe që të habisë Europën. Media në shumicë, prej pronarëve të tyre, po anon nga Teatri i ri. Ata, pronarët e medias (një pjesë) nuk kanë parë ndonjëherë teatër në jetën e tyre. Teatrin e kuptojnë si një lodër ku mund ta hedhësh në skenë e t’ju kthehet në qese me euro në sallë apo si leje ndërtimi nga qeveria. Të huajt nuk flasin, e kemi fjalën për ambasadorët, të cilët i kemi dëgjuar të flasin për gjithça; për politikën, për seksin, për pikturat, për ekonominë, etj. Vetëm për canabisin dhe për godinën e teatrit kombëtar nuk flasin. Për canabisin e kuptojmë se mund të kenë marrë euro me shumicë, por për Teatrin Kombëtar si nuk e thonë një fjalë. Ambasadat kanë plot specialistë kulture. Asnjë fjalë!

Ndërkohë korriku dhe gushti do kalojnë me plazhin e vapën. Në shtator pritet vendimi final.

/Alban Mati/

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10156592869186926/

SHKARKO APP